Partia Republikane ka mbledhur strukturat drejtuese në Tiranë një ditë para protestës së 18 shkurtit.
 
Në fjalën e tij, kreu i PR, Fatmir  Mediu u shpreh se protesta është për të kthyer shpresën dhe për të garantuar zgjedhje të lira.
 
"Detyra e opozitës është garantimi i zgjedhjeve të lira, qoftë edhe me qeveri teknike.
 
Më 18 shkurt në protestë për të kthyer shpresën, kundër varfërisë, kanabizimit dhe bandave
" deklaroi ai.
 
PD bashkë me partitë e tjera opozitare do të organizojnë nesër një protestë para Kryeministrisë kundër qeverisë, pasi akuzojnë se po cënohen zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa vendi është zhytur në varfëri, sipas tyre.


dy.b/shqiptarja.com