Nesër shorti i Champions League
të gjithë duan Leicester e Monaco

Nesër shorti i Champions League<br />të gjithë duan Leicester e Monaco
Real Madrid, Leicester, Monaco, Atletico Madrid, Bayern Munchen, Borusia Dortmund Barcelona dhe Juventus janë 8 ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Champions League.
 
Nesër do të hidhet shorti në Nion të Zvicrës në orën 11:45, ndërsa të gjithë dëshirojnë Leicester dhe Monaco përballë, pasi në letër duket se janë ekipet më të lehta.
 
Në shortin për çerekfinalet nuk ka asnjë rregull përjashtimi, kështu që çdo ekip mund të përballet me të kualifikuarat.
 
Spanja përfaqësohet në këtë fazë me tre ekipe më shumë se kushdo vend tjetër, Gjermania me dy, nderin e Anglisë e ruan vetëm Leicester, ndërsa të Italisë si gjithmonë në vitet e fundit, Juventus.
 
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 -12 prill dhe 18 - 19 prill.   


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve