Shqipëria e nis këtë format nga Liga C në bazë të renditjes së UEFA-s dhe në Ligën C kuqezinjtë janë në vazon e dytë. Nuk do të ketë derbi të nxehtë ballkanas pasi Shqipëria nuk mund të përballet me Greqinë apo Serbinë pasi i ka në të njëjtën vazo ashtu si edhe Norvegjinë.
Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë së Christian Panuccit janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia që janë në vazon e parë të Ligës C. Po ashtu kuqezinjtë mund të përballen edhe me Malin e Zi, Izraelin, Bullgarinë dhe Finlandën që janë në vazon C dhe Shqipëria mund të ketë përballë edhe Qipron, Estoninë dhe Lituaninë që janë tre skuadrat e vazos së katërt në Ligën C.
Gjatë hedhjes së shortit skuadrat e Ligës C do të ndahen në tre grupe me nga katër skuadra dhe një grup me tre skuadra. Katër fitueset e secilit grup ngjiten në Ligën B ndërsa ekipet e vendeve të fundit zbresin në Ligën D.Kosova bën pjesë në vazon e katërt të Ligës D që është liga më e dobët.
Në Ligën A bëjnë pjesë 12 Kombëtare ato më të mëdhatë në Evropë Gjermania,Portugalia, Belgjika ,Spanja, Franca,Anglia,Zvicra ,Italia, Polonia,Islanda, Kroacia dhe Holanda. Këto ekipe do të ndahen në tre grupe me nga katër skuadra. Edhe në Ligën B janë 12 ekipe të nivelit të lartë.
d.c./shqiptarja.com
