Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili është pjesë e delegacionit.
Takimin e ka paralajmëruar edhe Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
“Takimi do të zhvillohet pas inaugurimit të suksesshëm të tri komunave në veri, nga katër që janë gjithsej. Tani palët kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt, dhe të çështjeve tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit”, është thënë në këtë komunikatën e nënshkruar nga zëdhënësja Maja Kocijançiç, bëjnë të ditur mediat e Kosovës.
Që prej arritjes së marëveshjes më 19 prill të vitit të kaluar, dy kryeministrat kanë zhvilluar disa takime në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.
Redaksia Oonline
(esh/shqiptarja.com)