NJU JORK- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për respektim të diversitetit dhe pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen nesër në Kosovë. Sot në Kosovë është heshtje zgjedhore.

Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë nga zëdhënësi i tij Ban Ki Moon  bën thirrje “t’u përmbahen standardeve më të larta demokratike dhe të tregojnë respekt të plotë për larminë e opinioneve të populates”  

Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të dielën do të shënojnë një moment historik në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë”- nënvizon deklarata.

Janë mbi 8,000 kandidatë që do të kokurojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit për tu zgjedhur këshilltarë dhe kryetarë të komunave dhe Sekretari i Përgjithshëm inkurajon pjesëmarrje të gjerë. Ai mirëpret progesin e arritur dhe endosmërinë e të gjitha palëve për të siguruar zgjedhje të lira, gjithëpërfshirëse larg frikës dhe dhunës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)