Nesër zgjedhjet parlamentare në
Malin e Zi, shqiptarët në një koalicion

Nesër zgjedhjet parlamentare në<br />Malin e Zi, shqiptarët në një koalicion
Nesër më 16 tetor do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Malin e Zi.

Në këto zgjedhje janë ftuar 528 817 qytetarë me të drejtë vote. Ata do të votojnë për 81 vende të Kuvendit malazez.  

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të Ulqinit Pjetër Lulgjuraj konfirmoi se në Komunën e Ulqinit janë gjithsej 37 qendra votimi, të cilat do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 8.00 të mbrëmjes. 

Në këto zgjedhje, partitë politike shqiptare garojnë në një koalicion ("Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare"), duke maksimalizuar shanset për rritjen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Ndërsa i vetëm garon vetëm Gëzim Hajdinaga me "Koalicioni shqiptar me një qëllim".

Përveç zgjedhjeve parlamentare, më 16 tetor do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komuna malazeze. Bëhet fjalë për Kotorin, Budvën, Andrijevicën dhe Gucinë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor