'Nëse bëhen ndryshimet kushtetuese shoqëria futet në krizë', Kume: Çdo ndryshim të diskutohet në këshillin politik

Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ, në një intervistë për 'Report TV' thotë se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen në Këshillin Politik, i cili më 5 qershor arriti marrëveshjen për reformën zgjedhore. Ai shton se edhe në rast se ndryshimet kushtetuese bëhen në kushtet aktuale, pa dakordësinë edhe të opozitës jashtëparlamentare, ato nuk e përmbushin qëllimin.

"Këshilli Politik përfundoi me 5 qershor dhe qëllim kishte të plotësoheshin rekomandimet e OSBE-së. Kjo marrëveshja tani është në parlament dhe duhet të marrë miratimin për t'u votuar. Këshilli Politik tha se puna vazhdon dhe për këtë arsye duhet të konsiderohen edhe ndryshimet kushtetuese. Në kushtet aktuale situata ndryshon nga marrëveshja e 14 janarit dhe ndryshimet në legjislacion unë i konsideroj si një lëvizje që nuk kanë prodhuar atë synohet. Kjo sepse e dimë se çdo të thotë vendimmarrje e njëanshme. Pavarësisht se janë numrat për të bërë ndryshimet, është dakordësuar që një gjë e tillë të mos bëhet,"-tha ai.

I pyetur për diskutimin që kishte patur sot me Metën lidhur me këtë çështje Kume deklaroi: "Ajo që fola me Metën, duke iu drejtuar edhe opozitës, është nevoja që këto ndryshime të diskutohen në mbledhjen e këshillit politik. Nëse bien dakord le të bëhet edhe ndryshimet në kushtetutë.. Është shumë e rëndësishme që nëse shkohet deri në fund për ndryshimet kushtetuese pa pjesëmarrjen e të gjithë palëve, një veprim i tillë në rastin më të mirë nuk ka për të rregulluar qëllimin për të cilin bëhet. Pra nuk ka procese më të mira zgjedhore, por në rastin më të keq mund të bëjë që krizat e ndeshura së fundmi të bëhen me intensitet më të madh.

Iu drejtova Metës sepse presidenti, institucioni i tij, është krahas me kushtetutën. Në kushtet kur politika krijon çështje, presidenti i republikës mund të japë kontributin më shumë se kushdo tjetër për të dalë nga ngërçi."

Më tej Kristaq Kume përsëriti që ndryshimet kushtetuese nëse bëhen duhet të ndodhin vetëm në këshillin politik. Ai i dha të drejtë opozitës për qëndrimin e saj sepse sipas nëse ndodhin në këto kushte ndryshimet kushtetuese nuk përmbushin qëllimin e tyre. Ndërkohë i pyetur se çfarë do të ndodhë në rast ndryshimet kushtetuese kalojnë Kume përgjigjet:

"Është përballja e shoqërisë tonë me krizë. Edhe nëse do jenë ndryshimet e kërkuara. Opozita jashtë parlamentit është e deklaruar se kurrë nuk do të jenë dakord dhe në vlerësimin tim është në të drejtën e saj."

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BYTHLËPIRSI kume: 17/07/2020 14:55

    Ky kume tume është buri më servil e bur shum i ndyr. Ky mendon se do vin qelbësirat e lesh e dhis e wc pd në pushtet që ky të lëpi ndonjë koc qeni rugaç kume se i është thar zora ska pas ku të zhgaravitet në ndonjë kazan plerash. Pty bur muti.

    Përgjigju
  • dada: 17/07/2020 14:32

    sahan lepires gjithmon ky tipi apo nuk ja ndjen shoqerise per krizat e partive mortja ju hengert

    Përgjigju
  • Kumja: 17/07/2020 13:26

    Kete Kumen nuk e paska zene gjumi i paska derguar mesazh Likes qe pa gdhire,e sheh kryehajdutin si barken e tij te shpetimit ky lapanjoz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja