Nëse do të reduktosh sëmundjet e zemrës, thjesht ec më tepër

Nëse do të reduktosh sëmundjet e zemrës, thjesht ec  më tepër

A keni një trashëgimi të sëmundjeve  të zemrës në familjen tuaj?  Ju mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve dhe vdekjes  si pasoje e sëmundjeve të zemrës nëse do të lëvizni më tepër .

Këto janë gjetjet e studimit më të madh deri më sot të shoqatave që merren me stërvitjen, palestrën dhe gjenetikën kardiake. Rezultatet e studimit tregojnë se, pavarësisht nga trashëgimia jonë gjenetike, të gjithë ne mund të përfitojmë duke lëvizur më shumë.

Studiuesit kanë filluar të përdorin një teknikë të quajtur ‘genome-wide-association’ për të zmbrapsur rreziqe të tilla. Ata e përshkruajnë gjenet e të gjithë njerëzve dhe e kontrollojnë informacion për rezultatet shëndetësore për të parë nëse njerëzit me gjenin A kanë gjithashtu sëmundje të zemrës, kancerit të gjirit , alzheimerit ose ndonjë sëmundje tjetër.

Sëmundja e zemrës natyrisht ka marrë vëmendje të veçantë nga hulumtuesit e gjenetikës, pasi ajo vret më shumë njerëz në mbarë botën se sa çdo sëmundje tjetër. Në vitet e fundit, studiuesit e gjenetikës  kanë izoluar një numër variacionesh gjenesh që janë të lidhura fort me kushtet e rënda të zemrës dhe mund të identifikohen me testimin gjenetik.

Por sigurimi i njerëzve me informata gjenetike që sugjerojnë se zemrat e tyre janë të rrezikuara pa u ofruar atyre mënyra të mundshme për të shmangur atë kërcënim duket e pashpresë.

Fatmirësisht, disa studime të kaluara kanë lënë të kuptohet se mënyrat e jetesës së njerëzve, duke përfshirë mënyrën se si hanë dhe ushtrohen, mund të lehtësojnë rreziqe madje edhe të forta për problemet e zemrës. Por shumica e studimeve të tilla kanë shqyrtuar një sërë çështjesh të jetesës së shëndetshme

Për studimin e ri, i cili u botua këtë muaj, kërkuesit në Universitetin e Stanfordit dhe institucionet e tjera vendosën të fokusoheshin në mënyrë specifike në rolin e ushtrimit te aktivitetit fizik.

Studiuesit kërkuan në 482,702 burra dhe gra në studim të cilët nuk kishin pasur sëmundje të njohura të zemrës në fillim, duke analizuar gjenetikisht mostrat e tyre të indeve, duke kërkuar copëza të ndryshme të gjeneve të njohura për të rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata gjithashtu i ndanë ato në tre grupe, bazuar në shëndetin  e tyre.

Pra, një aktivitet fizik më i mirë kontribuon në një jetë më të shëndetshme dhe me më pak problemeve me sëmundjet dhe veçanërisht sëmundjet e zemrës të cilat prekin një masë të madhe të popullatës./NYT

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër