Sektori i turizmit është një nga sektorët që i sjell më shumë fitime vendit tonë. Kështu u shpreh për Report Tv, Isa Krasniqi ekspert në fushën e turizmit. Ai tha se ky sektor është gjithmonë në përmrësim pavaërsisht disa sfidave që po punohet për t’i zgjidhur.
“Ky vit ka qenë një trend shumë i mirë për turistët që kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri. Kemi patur 14 milionë turistë në 2026-ën. Në këtë sektor kemi pasur disa përmirësime, por akoma kemi sfida krahasuar me vendet fqinje që ofrojnë një turizëm elitar. Synojmë që ky sektor të rregullojë imazhin vendit, por edhe t’i sjellë ekonomi shqiptarëve, sepse është një nga sektorët që sjell më shumë para. Në 6 korik ne patëm 322 fluturime. Mbi 50 mijë veta kanë zbritur në aerport. Tani kemi linjën e re me Kandanë, kemi 5 avionë në ditë nga Anglia dhe Turqia”, tha Krasniqi.
Sa i përket protestës dhe si ka ndikuar ajo te turizmi, Krasniqi u shpreh se ka pasur disa raste kur turistët kanë anuluar udhëtimin e tyre në vendin tonë.
“Mesa kemi parë nga operatorët turistikë kemi parë një ngecje. Ka pasur anulime, por nuk kanë ndikuar shumë. Ky është sektori më i ndjeshëm,sepse në fokus është siguria. Megjithatë ka nevojë për reflektim. Shumë operatorë janë ankuar. Nëse protetsat bëhen të dhunshme do të bëhet një problem. Shqipëria po bëhet gjithmonë trend botëror në turizëm, pasi ofron detin, malin, hiking, zipline” shtoi ai.
Sa i përket sfidave kryesore, Krasniqi nënvizoi se përfshihen infrasktuktura, trafiku por edhe problemet me dritat dhe furnizimin me ujin.
“Sfida kryesore është infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve, parkingu, trafiku. Problemet me dritat dhe ujin po ashtu. Si duhet t’ia shpjegojmë turistëve që nuk ka ujë”, tha ai.
Një problem tjetër që Krasniqi vuri në dukje është edhe kualifikimi i stafit të bizneseve apo transportin.
“Duhet të kemi staf të kualifikuar, akomodim dhe transport. Ne përdorim ende të autobus të vitit 2000. Duhet të kemi edhe një guidë të kualifikuar, mos të dijë më shumë turisti se guida”, shtoi Krasniqi.
Në lidhje me review-t negative ndaj bizneseve, Kranisqi u shpreh se kjo është një situatë që e dëmton imazhin e vendit, pasi turistët nuk shohin emrin e biznesit, por vlerësimet që ka marrë ai.
“Të gjithë turistët i shohin review-t, jo emrat e hoteleve pasi është një opinion i hapur dhe prandaj ka një ndikim të madh. Por google i fshin ato review që nuk kanë qenë te një lokacion të caktuar, por kjo do një kohë të gjatë, proceduar mund të zgjasi deri në 3 muaj. Nuk mund të prishim turizmin për shkak të disa personave, është turp. Edhe me vlerësimet për kalanë e Shkodrës, shpresoj të ketë qenë një gabim, sepse është një gjë fatale. Ne mburremi te të huajt me kulturën dhe historinë tonë”, tha ai.
Krasniqi e mbylli intervistën e tij duke thënë se për të pasur një turizëm elitar, si vendet e tjera, përshembull ashtu si Turqia ne duhet të kemi resorte.
“Nëse duam një turizëm elitar duhet të kemi resorte. Këtu është bashkëpunimi mes shtetit dhe privatit, njëra ofron resorted, pala tjetër infrastrukturën. Ne tani kemi vetëm turizëm cilësor”, përfundoi ai.
Komente









