'Nëse e do Italinë ruaj distancën', Italia nis faza e dytë nga 4 Maji! 1 qershor mund të hapen lokalet dhe restorantet

'Nëse e do Italinë ruaj distancën', Italia nis faza e dytë nga 4 Maji! 1 qershor mund të hapen lokalet dhe restorantet

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka njoftuar se nga 4 Maji do të nisë plani i “fazës së dytë”. Moto që kryeministri Italian ka zgjedhur është “Nëse e do Italinë, ruaj distancën”. Për Conten shumë e rëndësishme do të jetë sjellja e çdo qytetari, ku nuk duhet që të ketë afrime dhe duhet ruajtur distanca me 1 metër larg njëri-tjetrit. Të gjitha prefekturat duhet që të raportojnë kurbën e të prekurve dhe gadishmërinë e shërbimit shëndetsor.

Nëse do të shohim situata të vështira ka theksuar Conte,  mund të ndërhyjmë, me qëllim që mos të kemi situata që dalin jashte kontrollit. Kryeministri Conte thekson se nga 18 Maji do të ketë një protokoll sigurie ku mendohet që të hapen dhe muzetë, galeritë dhe stërvitja e skuadrave, ku duhet të ruhet një distancë prej 2 metrash.

Nga ana tjetër shefi I ekzekutivit italian ka njoftuar se data 1 Qershor do të jetë dita kur dëshira është për hapjen e lokaleve dhe restoranteve, berberëve, qëndrave estetike dhe parukerive, ndërsa nga 4 Maji restorantet mund të kenë mundësinë për të shërbyer ushqim vetëm me transport për në shtëpi dhe duke respektuar distancën e sigurisë.

Nga 4 Maji do tw lejohen ceremonitw funerale me maksimum 15 persona, por ato nuk do tw zhvillohen nw kisha.  Përsa I përket plazheve ka një program për hapjen e tyre.  Përsa I përket çmimit të masakve kryeministri italin Conte ka deklaruar se çmimin i maskave do të jetë 0.50 cent, ka njoftuar kryeministri italian në një konferencë për shtyp.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK