“Nëse mendoni të hyni në mënyrë të paligjshme në Amerikë as mos e mendo. Më lejo të jem e qartë. Nëse vini në vendin tonë, dhe shkelni ligjet tona ne do t’ju dëbojmë. Kriminelët nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara” ky është mesazhi i presidentit Donald Trump përcjellë përmes Sekretares së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem.
Amerika po vijon fushatën për pengimin dhe ndalimin e emigracionit të paligjshëm, për të vendosur në plan të parë Amerikën, siç është dhe politika e presidentit Trump.
Videomesazhi i Noem u publikua dhe në faqen e ambasadës amerikane shoqëruar me përshkrimin “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.
Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret - nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t'ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë” thuhet më tej në mesazhin shoqërues të ambasadës.
Edhe dje DASH njoftoi kontrollin e vazhdueshëm për të gjithë individët edhe pas marrjes së vizës duke paralajmëruar se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane do të dëbohet.

Komente

