"Nëse luajmë kështu do dërrmohemi edhe në Madrid", Tuchel pesimist pas humbjes me Real! Sonte në fushë Barca, Roma dhe Atalanta

Trajneri i Chelsea-s Thomas Tuchel

Karim Benzema është treguar edhe njëherë i pamëshirshëm në Champions League. Francezi ka realizuar sërish ‘tripletë’ me Real Madrid në ndeshjen që ‘galaktikët’ e fituan 1-3 kundër Chelsea-s kampion në fuqi në Stamford Bridge. ‘Bomberi’ realizoi dy herë me kokë dhe më pas shfrytëzoi një gabim për t’i dhënë skuadrës së tij një bonus të madh për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Për herë të parë në karrierë Benzema kaloi shifrën e 40 golave në një sezon, ndërsa u bë futbollisti i katërt në histori që realizon dy ‘tripleta’ radhazi në Champions League. Pavarësisht fitores trajneri i Realit Ancelotti ka kërkuar kujdes në ndeshjen e kthimit pasi sipas tij situatat në futboll ndryshojnë shpejt, ndërsa sipas Tuchel nëse Chelsea luan në të njëjtën mënyrë Reali mund ti dërrmojë sërish.

Sakaq surpriza e madhe e mbrëmjes së mërkurë ishte humbja e Bayern Mynchen 1-0 kundër Villareal. Spanjollët pasi eliminuan Juventusin iu falën golit të Danjuma-s për të shtangur edhe kampionët e Gjermanisë, që tashmë ndeshjen e kthimit e kanë ‘jetë a vdekje’.

Ndërkohë sonte nisin çerekfinalet e Europa League ku Barcelona do ketë një transfertë të vështirë kundër Eintracht Frankfurt, ndërsa edhe Atalanta udhëton drejt Gjermnisë për t’u përballur me Leipzig. Në Conference League Roma kthehet në vendin e krimit, pasi luan me Bodo Glint që në grupe i shkatërroi italianët 6-1.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A