‘Nëse mposht Napolin fiton Champions-in’, Anchelotti zbulon batutën me Kloop pasi fitores me Liverpool

‘Nëse mposht Napolin fiton Champions-in’, Anchelotti zbulon batutën me Kloop pasi fitores me Liverpool

Napoli i Carlo Anchelotti-t i bëri një nisje të përkryer Champions League pasi në ‘San Paolo’ mposhti me shifrat 2-0 Liverpool-in kampion Europe. Në përfundi të takimit trajneri Italian foli me superlative për këtë ndeshje:

“Strategjia ishte që të luanim një ndeshje të plotë. Të bënim presing sa më lart që të ishte e mundur, por të mbronim edhe thellë nëse do të ishte e nevojshme. Ne bëmë gjithçka mirë. Duhet të mësohemi me momentet e ndryshme të ndeshjes. Kur Liverpuli ishte në kontroll, ne u mbrojtëm mirë dhe pastaj shfrytëzuam rastet tona. Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, kështu që ne luajtëm mirë, sepse unë e konsideroj Liverpulin skuadrën më të mirë në Europë,”- deklaroi fillimisht tekniku italian.

Ai ka drejtuar ekipe të mëdha, por mbrëmjen e djeshme Napoli i tij bëri një tjetër kapërcim shkalle drejt futbollit të madh: “Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, sidomos në fund, sakrifica, por pa e humbur idenë e futbollit, duke vertikalizuar më shumë, sepse ata janë të zonë në ushtrimin e presingut lart dhe donim të luanim në thellësi. Jo gjithnjë ia dolëm, por kishte sakrificë të madhe nga të gjithë. Stërvis një skuadër që do të rritet dhe ka shumë cilësi”.

Krahasimi me Napolin e sezonit të kaluar: “Kanë ardhur lojtarë të rëndësishëm. Të luash gjithnjë kështu nuk është e lehtë. Ata ta bëjnë shumë të vështirë, por ne ishim në lartësinë e duhur. Pse qeshëm me Klopin në fund kur u përqafuam? Sepse i thashë: ‘Mos u shqetëso! Po humbe me Napolin, fiton Champions-in.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë