Nëse ndryshoni ngjyrën e makinës pa leje do të gjobiteni (Rregullat e reja)

Nëse ndryshoni ngjyrën e makinës pa leje do të gjobiteni (Rregullat e reja)

Foto ilustruese

TIRANE-Nëse ndryshoni ngjyrën e makinës pa leje do të gjobiteni. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se do të ketë gjoba për ata që bëjnë ndryshime në makinën e tyre pa marrë fillimisht autorizim nga DPSHTRR. Gjobat do të variojnë nga 10 mijë lekë në 20 mijë lekë të reja nëse nuk merrni lejet për ndryshimet.

“Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)” njofton DPSHTRR.

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë
-të ngjyrës
-kutisë së shpejtësisë
-të tjera me procedurë të lehtësuar

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë
-të motorit
-të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)
-të karrocerisë
-të tjera me procedurë normale

DPSHTRR u kërkon drejtuesve të makinave se përpara se vendosin për të bërë ndryshimet duhet të bëjnë vetëdeklarim përmes një kërkese (kliko ketu).

Formulari qe duhet plotesuar per ndryshimet qe doni te beni ne makinen tuaj

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi

Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi