Nëse nuk i lejon të vjedhin, të gjithë do t’i ikin

Nëse nuk i lejon të vjedhin, të gjithë do t’i ikin

Kreyministri i Kosovës Albin Kurti

Prandaj, Kryeministri i lejon ministrat e tij të korruptohen dhe të vjedhin, të punësojnë familjarët e tyre, sepse Kryeministri është tmerrësisht i vetmuar!

Kryeministri e ka popullin, por nuk e ka partinë e tij. Edhe popullin e ka larg, në mërgim.

Prandaj, të jesh kaq i vetmuar, kur ke kaq shumë vota, është e frikshme.

S’ka më lehtë sesa të rrëzohet qeveria Kurti!

Mjafton që Kryeministri t’ua ndalojë korrupsionin ministrave e ministreshave të tij.

Është i njejti popull, i njejti mentalitet.

Le të ndërrohen njëqind qeveri, kot, mentaliteti dhe shoqëria janë të njejtë!

Me asnjë Ligj nuk mund të ndryshohet mentaliteti!

Që kaq shpejt vjen dita e i shohim kah i punësojnë familjarët e tyre, pa asnjë perde, ashiqare, pa pikë turpi, kush e ish’ menduar!

I erdhi dita të tallet me neve edhe Liburn Aliut, mendjemadhit arrogant, që dy fjalë kryq nuk di t’i bëjë!

P.S. Një tregtar i vjetër më ka pas thënë:

Në tregti, tha, duhet t’i lejosh të gjithë bashkëpunëtorët e punëtorët të vjedhin ngapak, ti duhet të bëhesh sikur nuk i sheh.

Sepse, kur të gjithë i lejon të vjedhin ngapak, ata motivohen të punojnë, dhe në fund të gjithë (edhe ti) ndaheni të kënaqur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë