TIRANË- Disa të vërteta të thëna me zë të lartë për të gjithë njerëzit e papërgjegjshëm, që nuk mendojnë për vetën e tyre, apo as të të afërmit.

Një mesazh që vjen nga Italia, aty ku vdes një njeri çdo dy minuta, që vihet në pah papërgjegjshmëria dhe në të njëjtën kohë hipokrizia e njerëzve, që në rrjetet sociale shkruajnë "çdo gjë do të shkojë mirë", ndërkohë që vetë thyejnë çdo rregull.

"Si do shkojë shumë mirë nëse dalim ço ditë të bëjmë pazar, kur pazari duhet të bëhet 1 herë në 10 ditë. Si do shkoj shumë mirë kur shumë persona shkojnë të blejnë cigare. E kanë ves, i kuptoj, të marrin shumë të t'i pijnë në shtëpi. Por ata dalin dhe shkojnë përditë. Si do të shkojë mirë kur njerëzit dalin dhe shkojnë në karburante? Çfarë u duhet benzina kur nuk duhet të lëvizin. Si do të shkojë shumë mirë, kur shumë njerëzit e duan parukierin në shtëpi, po ça ju duhen flokët në këto momente, si ta kuptoj? Si do të shkoj shumë mirë kur njerëzit më marrin në celular dhe më thonë se duan të dalin xhiro se janë të stresuar? Po ku do të shkoni të vraponi që keni bërë vrap, ka qenë kur ishit në shkollë në fillore", thuhet mes të tjera në video.

Për më tepër ndihni videon e plotë...