'Nëse nxjerr emrin e çaj në dysh'/ Hipotekuesit e Korçës merrnin 5 mijë Euro dhe jepnin certifikata false (Përgjimet)

Zyrtarë të hipotekës së Korçës të arrestuar nga prokuroria pas dhënies së dëshmisë së një te penduari, jo vetëm që lëshonin çertifikata pronësie të falsifikuara, por njëherësh u mernin dhe shumë të mëdha financiare.Një rast i tillë është provuar nga prokuroria e Korçës, ku Sefedin Skora nga fshati Pojan i është marrë një shumë prej 3 milion lekë të vjetra nga zyrtarët e hipotekës dhe në fund ky qytetar është paisur me çertifikatë të falsifikuar. Sasia e parave është marë nga zyrtarët e hipoitekës në banesës e Skora në fshatin Pojan, por pasi është kuptuar e gjithë loja, Erion Arifi ka vendosur tia kthejë lekët mbrapsht, duke I thënë që të griste dhe çertifikatën e pasurisë, pasi ishte e falsifikuar. E gjithë kjo skemë është dokumentuar nga prokuroria falë përgjimeve të kryera, mes të penduarit Ersild Gorari, i cili ka pranuar të bashkëpunojë për regjistrimin e bisedave që do të kryheshin midis tij dhe zyrtarëve Arsidesa Hysi, Leftjon Bardho, Erion Arifi dhe Andrea Zallemi.

Nëse nxjerr emrin për pesë mijë € e çaj në dysh
Nga transkriptimi i regjistrimeve audio të këtyre bisedave rezulton se, janë përfituar të dhëna me interes për hetimin nga bisedat midis shtetasit Ersild Gorari dhe shtetasve Andrea Zallemi dhe Erion Arifi, nga rezulton që ata të kenë folur në lidhje me veprimet e kryera për sa i përket nxjerrjes së një certifikate pronësie kundrejt një shume prej 5.000 eurosh dhe nga ana e shtetasit Andrea Zallemi është këmbëngulur që, nëse do ta thërrisnin para organeve të drejtësisë, ai do të deklaronte se nuk kishte marrë çertifikatë pronësie dhe se shumën prej 5.000 eurosh ia kishte dhënë borxh shtetasit Ersild Gorari. Ai ka kërkuar nga shtetasi Ersild Gorari që t’i kthejë shumën që i kishte marrë, pasi nuk e kishte mbaruar punën siç duhet dhe se lekët duhet t’ia kthejë duke pranuar në një moment që i kishte dhënë vërtet shumën prej 5.000 eurosh për t’i mbaruar punë dhe se 5.000 eurot duhet t’i kthenin Ersild Gorari dhe personi tjetër që mund të kishte marrë nga kjo shumë, duke i deklaruar se, nëse i tregonte emrin e personit tjetër, ai për pesë mijë euro e ndante më dysh, dhe se do ta merrte dhe do ta çonte në majë të Qarit me qëllim që t’i kthente shumën e lartpërmendur.

Erjon Arifi, Arsidesa Hysi dhe Leftjon Bardho

Grise çertifikatën se s’është e rregullt
Nga biseda e regjistruar dhe të transkriptuar me shtetasin Erion Arifi,ka rezultuar që këta dy shtetas kanë biseduar për një shtetas nga Pojani,i cili kishte shkuar dhe kishte takuar shtetasin Ersild Gorari, duke i thënë se në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk ka pasur asnjë gjë, as kartela dhe asnjë gjë dhe nga ana e institucionit i ishte kërkuar që të çonte dokumentacionin. Nga ana e shtetasit Erion Arifi është pyetur shtetasi Ersild Gorari sesi të vepronte dhe nëse duhej t’i jepte këtij shtetasi një shumë prej 3 milionë lekësh (të vjetër). Pas realizimit të këtij regjistrimi, në mbrëmjen e asaj dite, shtetasi Erion Arifi ka shkuar për të takuar shtetasin Sefedin Skora në fshatin Pojan, por në mungesë të tij ka takuar djalin Leonidha Skora, të cilit i ka dhënë një shumë prej 215.000 lekësh nga shuma prej 300.000 lekësh që i kishte marrë Sefedinit dhe pjesën tjetër do t’ia kthente më pas, të cilën ia ka kthyer duke ia dhënë vetë Sefedinit dhe i ka kërkuar që të griste certifikatën e pronësisë, për shkak se nuk ishte e rregullt. Shumat e lekëve, nga ana e organit procedues, janë administruar me anën e dy procesverbaleve përkatëse në cilësinë e provës materiale e janë çuar në Prokurori nga Sefedin Skora për t’u marrë si provë.

Në dëshminë që Sefedin Skora ka dhënë në prokurori ai ka pohuar se:”…unë i kam thënë Sildit që nëse m’i regjistronte dot dokumentet dhe ai, pasi i ka parë dokumentet më ka thënë se këto regjistroheshin, por do të paguaja ca. Unë i kam thënë që nëse do të paguaja këta lekë, a do të bëhesha pronar si gjithë të tjerët dhe ai më është përgjigjur që po. Gjatë gjithë kësaj kohe, prezent ka qenë dhe ky djali tjetër që quhej Erion dhe që ma treguan si bashkëshortin e zëvendësdrejtoreshës Hysi. Kam pyetur Sildin sesa shkonin në qoftë se do të binim dakord që t’i bënim dhe ai më është përgjigjur që shkonin goxha, 3 milionë lekë të vjetër. Prezent ka qenë dhe Erioni.Pasi më kanë marrë kartat, i kam pyetur se pas sa ditësh bëhen dhe më kanë thënë që për tri ditë i kisha gati. Pas tri ditësh kam shkuar përsëri te Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe atje përjashta ka dalë Sildi, i cili më ka thënë që “kartat janë në makinën time”. Unë nuk i kisha të gjithë lekët me vete dhe për këtë arsye, Erioni ka marrë makinën e Sidit dhe të dy së bashku shkuam në fshatin Pojan, ku unë i kam dhënë Erionit 3 milionë lekë të vjetër dhe pas kësaj, kam marrë dokumentet e shtëpisë”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 31/03/2019 15:53

    LSI eshte parti qe i q.n hallet popullit ,prandaj dhe kane bre namin zyrtaret e saj ne hipoteka .Prandaj Mona mos talket me popullin qe e rropi per se gjalli me njerezit e saj ne pushtet

    Përgjigju
  • dejon: 31/03/2019 10:42

    Me kusarr se keta te vlores s.jan keta jo

    Përgjigju
  • populli: 31/03/2019 09:04

    E njejta gjendje eshte ne gjith shqiperine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen