Ekskluzive/ I penduari: Si i zhvasnim njerëzit në hipotekën e Korçës

Ersild Gorari,një punonjës i hipotekës së Korçës i vënë nën akuzë për “Shpërdorim detyre” ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë të gjithë skemën e korrupsionit dhe falsifikimit tëçertifikatave të pasurive në hipotekën e Korçës. Fillimisht çështja penale ka nisur kundër tij, por pasi punonjësi i hipotekës Gorari është penduar dhe ka pranuar të flasë për prokurorinë, dosja penale është tërhequr nga gjykata e Korçës dhe çështja ka vijuar duke kryer një sërë veprimesh hetimore shtesë. Këtë herë në ndihmë të hetimit të prokurorisë ka qënë dhe dëshmia e punonjësit Ersild Gorarit, i cili nërrëfimin e tij ka dhënë të plotë skemën e korrupsionit që kryenin zyrtarët e hipotekës së Korçës.Nga verifikimi në sistem është konstatuar se zyrtarët e hipotekës Korçë pajisnin me çertifikata pasurie, qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe s’kishin bërë ndonjë pagesë për këtë shërbim.

Për më tepër që zyrtarët zhduknin nga arkiva e hipotekës rregjistrat hipotekorë, duke i marë me vete lokale dhe në shtëpi dhe ja lënë në dorë të personave të panjohur në rrugë e lokale, të cilët plotësonin çertifikatat e pasurisë dhe firmosnin ato, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e përgjegjësisë edhe nëse do kryhej ekspertim grafik i shkrimit. Hetimi ka zbuluar se kartelat e pasurisë është konstatuar se në një pjesë të tyre ka ndërhyrje të bëra nga Ersild Gorari apo zv/kryeregjistruesja Arsidesa Hysi dhe në shumicën e rasteve, kartelat dhe certifikatat janë plotësuar fiktive, pa u regjistruar në sistem, raste që janë në një masë shumë të madhe.

Ndërkohë sipas dëshmisë së Gorarit, shuma financiare që jepeshin nga qytetarët për të mbaruar punë në hipotekën e Korçës, varionin nga 400 mijë lekë të vjetra deri dhe në 10 milionë lekë të vjetra. Nisur nga kostatimet që dolën gjatë fazës së hetimit por edhe nga dëshmia e të penduarit prokurorja e çështjes Dhorina Theodhori ka urdhëruar arrestimin e Ersild Gorari, zv/kryeregjistrueses Arsidesa Hysi, kryeregjistruesit Leftjon Bardho, dhe dy punonjesve të hipotekës Korçë Erion Arifi, Andrea Zallemi.Ndaj tyre gjykata e shkallës së parë Korçë, ka vendosur masën e “arrestit në burg”, por kjo masëështë zbutur në gjykatën e Apelit Korçë,duke liruar nga qelia disa nga të arrestuarit, kundrejt garancive pasurore. Sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë rëfimin e të penduarit të Korçës, i cili tregon skemën e qartë të korupsionit dhe falsifikimet që bëheshin me çertifikatat e pasurisë.

Çertifikata plotësohej në rrugë ose në lokal

Ersild Gorari, pasi është ripyetur,ka shpjeguar mekanizmin si ai realizonte nxjerrjen e çertifikatave të pronësisë, të falsifikuara dhe të dokumentacionit tjetër dhe konkretisht: “Nga ana ime, në shumë raste janë kryer veprime të jashtëligjshme me qytetarët. Pasi vihesha në kontakt me ndonjë qytetar në sportelin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, që ishte paraqitur për të regjistruar ndonjë kontratë shit-blerjeje apo për të marrë ndonjë kopje harte-kartele, paraqitej te sporteli ku isha unë dhe më pyeste se sa kushtonte tatimi. Unë, pasi diskutoja me zëvendësregjistruesen Arsidesa Hysi, qytetari dorëzonte tek unë kontratën e shit-blerjes së bashku me një shumë lekësh që ishte gjithmonë ose gjysma ose treçereku i shumës që duhej të paguante realisht. Nga ana ime nuk bëhej fare aplikim për këto raste, por pasi merreshin lekët dhe kontrata, më pas merrja nga ana e zëvendësregjistrueses së zyrës kopje harte, kopje kartele dhe çertifikatën e pronësisë të vulosura, por të pafirmosura, të cilat ishin bosh, i jepja një shumë lekësh sipas bisedës që kishte bërë paraprakisht me të dhe kjo shumë shkonte sipas rasteve deri në gjysmën e shumës që kisha marrë nga qytetari.Pasi merrja nga zëvendësregjistruesja kopje harte, kopje kartele dhe çertifikatën e pronësisë, të vulosura por të pafirmosura, unë kam paguar njerëz të rastësishëm, të cilët i gjeja në rrugë apo në lokal dhe u kërkoja që të mbushnin çertifikatën e pronësisë dhe ta firmosnin duke i treguar dhe një kopje të firmës së drejtorit, me firmën e drejtorit ekzistues bashkë me hartën dhe kartelën e pasurisë.

Në këtë mënyrë, unë nuk kam mbushur me shkrimin tim asnjë nga dokumentet e sipërcituara dhe as nuk kam firmosur ndonjë dokument vetë.Për sa i përket vulës së institucionit, kjo vulë mbahet nga ana e drejtorit të institucionit dhe punonjësja Arsidesa Hysi ka qenë për një periudhë kohe drejtuese e komanduar, por në rastet e tjera ajo e merrte vulën nga drejtori, pasi kishte për të vulosur dokumentet e zyrës. Pasi mbushja në këtë mënyrë çertifikatën e pronësisë bashkë me kopje harte dhe kartele për pasurinë e paluajtshme ose në shumë raste vetëm çertifikatën e pronësisë, ia dorëzoja qytetarit. Dua të them se, gjatë kësaj procedure nuk kryhej aplikim dhe nuk kryheshin as veprime të mëtejshme me dokumentacionin, i cili nuk figuronte fare pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe nuk kryheshin veprime fare në kartelat e pasurisë së paluajtshme, ndërsa në raste të veçanta, janë mbushur kartelat e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur mbusheshin kartelat e pasurisë së paluajtshme ka pasur raste kur regjistri ku figuronte pasuria përkatëse nxirrej nga zyra nga vetë zëvendësregjistruesja, por ka pasur raste kur e kam nxjerrë edhe unë regjistrin nga zyra. Pasi e nxirrnim regjistrin nga zyra, unë përsëri kam paguar njerëz për ta mbushur këtë regjistër me të dhënat që i jepja unë dhe më pas, unë e fusja regjistrin përsëri brenda ambienteve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë. Ka pasur raste kur çertifikatat e pronësisë janë nënshkruar me emër e mbiemër dhe janë firmosur nga vetë zëvendësregjistruesja Arsidesa Hysi dhe konkretisht, në rastin e kontratës së shit-blerjes midis palës shitëse Agron Liço dhe blerësve Eglis Vrohoriti dhe Ervis Vrohoriti, për pasurinë me nr.218/32, zona kadastrale 1102, vol. 9, faqe 34; pasurinë nr. 218/28,zona kadastrale 1101, vol. 9, faqe 30; pasurinë nr. 218/30, zona kadastrale 1101, vol. 9, faqe 32 dhe në këtë rast janë tri kontrata shit-blerjeje dhe tri çertifikata pronësie të nënshkruara nga vetëzëvendësregjistruesja Arsidesa Hysi.

Agron Liço:Dhashë 10 mln për çertifikatën

I pyetur për këtëçështje Agron Liço, midis të tjerash, ka deklaruar në prokurorinë e Korçës  se:”...i kam dhënë dokumentacionin punonjësit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Ersild Gorari së bashku me shumën e lekëve që unë duhej të paguaja pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë. Në lidhje me këtë fakt, për shumën e lekëve që duhej të paguanim, mbaj mend që kemi bërë debat me shtetasin Anesti Vrohoriti se kujt i takonte për të paguar kjo shumë, por përfundimisht me të kemi rënë dakord që këtë shumë ta paguaja unë. Dua të them se, mbaj mend që i kam dhënë punonjësit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Ersild Gorari një shumë të madhe prej disa milionësh, ndoshta rreth 1.000.000 lekë (një milion) lekë të rinj, por që nuk e mbaj mend konkretisht.Pasi i kam dhënë këtë shumë lekësh dhe dokumentet, punonjësi Ersild Gorari më ka thënë që do të më sillte pasdite çertifikatat e pronësisë dhe kështu ka ndodhur, ku ai më ka sjellë çertifikatat origjinale të pronësisë dhe unë ia kam dhënë ato shtetasit Anesti Vrohoriti”.

Ndarja e 6.5 milionë lekë me Arsidesa Hysin

Unë kam marrë një shumë prej 650.000 lekësh (të rinj) nga shtetasi Agron Liço, nga të cilët një shumë prej 300.000 lekësh (të rinj) ia kam dhënë shtetases Arsidesa Hysi. Shtetasi Agron Liço mendonte që po i kryente rregullisht këto veprime pranë zyrës. Në raste të tjera, ka qenë vetë shtetësja Arsidesa Hysi, e cila ka sjellë njerëz, të cilët i kishte gjetur vetë dhe një rast i tillë është në fshatin Pojan, të cilit i kemi lëshuar çertifikatë, hartë dhe kartelë, por në këtë rast nuk kam asnjë dokument dhe nuk ia mbaj mend as emrin.Përveç rasteve për të cilat kam dokumentacion, ka dhe shumë raste të tjera të cilat unë nuk i mbaj mend fare se çfarë është bërë dhe nuk mbaj mend as gjeneralitetet e njerëzve me të cilët kemi vepruar në këtë mënyrë. Për sa u përket rasteve për të cilat unë kam dokumentacion, të gjitha ato dokumente që disponoj, i kam sjellë para jush për t’i dorëzuar. Në rastin e shtetases Uljana Haxhimihali, kam marrë nga bashkëshorti i saj shtetasi Artur Naçi një shumë prej 48.000 lekësh (të rinj) nga të cilat i kam dhënë Arsidesa Hysit një shumë prej 20.000 lekësh (të rinj). Në rastin e shtetasit Ali Xhamazi, unë kam marrë nga ky shtetas një shumë prej 180.000 lekësh (të rinj) dhe i kam dhënë shtetases Arsidesa Hysi një shumë prej 80.000 lekësh (të rinj). Në rastin e shtetasit Xhentil Spaillari (i cili në dijeninë time aktualisht ndodhet në burg në shtetin e Greqisë për lëndë narkotike), unë kam marrë nga ky shtetas një shumë prej 1.000 apo 1.200 eurosh, nuk jam i sigurt për shumën, dhe i kam dhënë Arsidesa Hysit një shumë prej 500 eurosh. Në rastin e shtetasit Admir Muço, unë kam marrë një shumë prej rreth 200.000 lekësh (të rinj), por për shumën nuk e mbaj mend me saktësi sesa ka qenë shifra e saktë dhe nga kjo shifër, një shumë prej 50.000 lekësh i ka marrë shtetësja Arsidesa Hysi. Në rastin e shtetasit Armand Pishtari unë i kam marrë një shumë prej 130.000 lekësh (të rinj) këtij shtetasi dhe nga kjo shumë i kam dhënë zëvendësregjistrueses Arsidesa Hysi një shumë prej 50.000 apo 60.000 lekësh (të rinj).

Korrupsion me Fondacionin “Kenedi”

Në dëshminë e tij i penduari i thotë prokurorisë se në rastin e shtetasit amerikan Ian Louring, unë kam marrë një shumë prej rreth 250.000 lekësh (të rinj), nuk e mbaj mend me saktësi, nga ana e shtetasit Xhoniel Baçellari, i cili është punonjës pranë Institucionit KENEDI dhe nga kjo shumë i kam dhënëzv/regjistrueses Arsidesa Hysi një shumë prej 50.000 lekësh (të rinj).Në rastin e shtetasit Zenel Zaçellari, unë kam marrë një shumë prej 100.000 lekësh (të rinj) nga ana e shtetasit Zenel Zaçellari dhe nga kjo shumë i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej 50.000 lekësh (të rinj). Në rastin e shtetasit KudretXhambazi unë kam marrë një shumë prej 80.000 lekësh (të rinj) nga ana e shtetasit Kudret Xhambazi dhe nga kjo shumë i kam dhënëArsidesa Hysi një shumë prej rreth 40.000 lekësh (të rinj), nuk e mbaj mend me saktësi në këtë rast shumës konkrete të cilën i kam dhënë. Në rastin e shtetasit Kujtim Murati unë kam marrë një shumë prej 980 eurosh nga ana e shtetasit Kujtim Murati dhe nga kjo shumë i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej 500 eurosh. Në rastin e shtetasit Perihan Kollona unë kam marrë një shumë prej 125.000 (të rinj) nga ana e shtetasit Sokol Osmani dhe nga kjo shumë i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej rreth 50.000 lekësh (të rinj). Në rastin e shtetasit Amarildo Fidani, unë kam marrë një shumë prej 240.000 lekësh (të rinj) apo 260.000 lekësh (të rinj) apo 280.000 lekësh (të rinj), nuk e mbaj mend me saktësi shumën, nga ana e shtetasit Amarildo Fidani, nga kjo shumë i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej rreth 100.000 lekësh (të rinj). Në rastin e shtetases Fatime Demolli unë kam marrë një shumë prej 170.000 lekësh (të rinj) nga ana e shtetasit Ronçja i Radanecit, që është djali i kësaj shtetaseje në dijeninë time dhe nga kjo shumë i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej rreth 70.000 lekësh (të rinj). Në rastin e shtetasit Florian Kaçini unë kam marrë një shumë diku prej rreth 160.000 apo 170.000 lekësh (të rinj) nga shtetasi Eduart Balla, por nuk e mbaj mend me saktësi shumën e saktë dhe nga kjo shumë i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej rreth 60.000-70.000 lekësh. Në rastin e shtetases Alketa Qako unë kam marrë një shumë rreth 2.000 euro dhe nga kjo shumë i kam dhënë zëvendësregjistrueses Arsidesa Hysi një shumë prej 1.000 eurosh. Në rastin e shtetasit Artur Bici unë kam marrë nga shtetasi Artur Bici një shumë prej 100.000 lekësh dhe i kam dhënë Arsidesa Hysi një shumë prej 50.000 lekësh (të rinj). Sqaroj se në këtë rast ka qenë një kontratë e vjetër, e vitit 2002 dhe ne i kemi bërë një çertifikatë të vitit 2009, duke falsifikuar-imituar firmën e regjistruesit Dhimitraq Cyfegu me procedurën që kam shpjeguar më lart.

Kërcënimi i Hysit: I ziu ti po më nxore

Në këtë rast, zëvendësregjistrueses Arsidesa Hysi i kam thënë që të më jepte lekët me qëllim që t’ia ktheja kësaj shtetaseje që të mos bëheshin dy kallëzime penale në Prokurori ose këto lekë t’i mbaja për vete dhe të pranoja që të gjitha këto veprime i kam kryer vetë dhe zëvendësregjistrueses Arsidesa Hysi të mos i dilte emri në asnjë moment. Dua të them se, shumën e parë të lekëve ma ka sjellë bashkëshorti i zëbendësregjistrueses Arsidea Hysi, Erion Arifi, më ka takuar tek ura e Barçit ku më ka dhënë 100.000 lekë dhe herën e dytë kanë ardhur përsëri të dy dhe ma kanë sjellë përjashta shtëpisë sime në fshatin Barç, pjesën e mbetur të shumës së lekëve që përmenda më lart dhe nga ana e shtetases Arsidesa Hysi më është thënë që të mos i nxirrja emrin dhe gjithashtu më ka kërcënuar, duke më thënë: “I ziu ti po më nxore”. Unë kam vazhduar t’i kërkoj shuma më të mëdha Arsidesës, me qëllim që të likuidoja njerëzit, pasi unë vetë nuk kisha lekë, por ajo nuk më ka dhënë më asnjë shumë tjetër lekësh. Për sa i përket rastit për të cilin unë jam proceduar, dua të them se kur ndodhi rasti konkret, regjistruesi Leftjon Bardho më ka ofruar bashkëpunim për ta mbyllur këtë rast, me qëllim që të mos bëhej publike dhe më ka vendosur në dispozicion kopje të kartelave të regjistrit bosh, të cilat po jua dorëzoj juve dhe në shkëmbim më ka kërkuar një shumë prej 500 eurosh, të cilat unë ia kam dhënë. Më pas, duke qenë që ky rast nuk u mbyll dot, çështja është dërguar në Prokurori, por nga ana e regjistruesit Leftjon Bardho nuk më është kthyer shumaprej 500 eurosh. Unë e kam takuar më pas Leftjonin dhe i kam thënë që duhej të më ndihmonte me lekë, nga lekët që unë i kam dhënë për aplikimet që bënim, por ai më ka thënë që do të fliste dhe me Arsidesën dhe do të shikonin si do të më ndihmonin. Para rreth katër muajsh, Leftjon Bardho ka shkuar te noteri Bledi Zake dhe i ka lënë si porosi për të më dhënë mua një shumë prej 300.000 lekësh (të vjetër), të cilët më janë dhënë mua nga noteri.

Leftjoni gjithmonë kërkonte 2/3 e pagesës

Unë u kam marrë shuma të ndryshme, që varuonin nga 5.000 lekë, 10.000 lekë deri në 20.000 lekë ku gjithmonë flas me lekë të rinj qytetarëve, me arsyetimin për t’u shpejtuar procedurën njerëzve të ndryshëm, lekë të cilët i kam ndarë me regjistruesin Leftjon Bardho dhe konkretisht, shtetasve Artan Ameda, të cilit i ka regjistruar lejen e legalizimit dhe këtij shtetasi unë i kam marrë një shumë prej 250 eurosh, nga të cilat i kam dhënë Leftjonit 150 euro, pasi gjithmonë ai kërkonte 2/3 e shumës, pasi ai ua kalonte punonjësve të tjerë praktikat për t’i punuar, duke më thënë që u jepte lekë edhe punonjësve që përgatisnin praktikat, por unë mendoj që këtë justifikim e kishte me qëllim që të më merrte mua më shumë lekë. Shtetasit Eugen Zguro, i cili kishte një kontratë shit-blerjeje për të regjistruar dhe do të bënte kalimin e pallatit nga vetja te nusja dhe fëmijët dhe kontrata paraardhëse me të cilën Eugeni kishte blerë shtëpinë kishte dy shifra të vendosura në të dhe në qoftë se merrje shifrën më të madhe, tatimi dilte më shumë, në qoftë se merrje shifrën më të vogël, tatimi dilte më pak dhe në këtë rast, nga ana e regjistruesit Leftjon Bardho është bërë shmangie dhe në këtë rast unë dhe Leftjoni kemi ndarë nga 500.000 lekë.Gjithashtu këtij shtetasi i kemi marrë një shumë prej 10.000 lekësh pë t’i nxjerrë kopjen e hartës dhe të kartelës brenda ditës. Kanë qenë shumë raste, për të cilat unë nuk i mbaj mend emrat, por që mund të kujtohem në qoftë se do të kem përpara fletoren e arkivit, të vitit 2017-2018, ku u dërgoheshin zarfet qytetarëve dhe të cilat janë me emër e mbiemër dhe në qoftë se do t’i shoh do të më kujtohen.

Gabimet jo vetëm nga kumari, më shtynin Hysi e Bardho

Sqaroj se pavarësisht lojës së kumarit, në kryerjen e këtyre veprimeve, unë kam qenë edhe nën ndikimin dhe presionin e zëvendësregjistrueses Arsidesa Hysi, e cila më thoshte që “...shiko të gjesh ndonjë njeri, të bëjmë ndonjë lek me qëllim që të të mbajmë në punë...” dhe realisht në punë më ka mbajtur shtetësja Arsidesa Hysi pas vitit 2013, kohë kur janë ndërruar pushtetet dhe ka ardhur në punë kjo shtetase sizv/regjistruese dhe që i përkiste LSI-së.Më pas, kur ka ardhur si drejtues Leftjon Bardho, edhe nga ana e tij më është thënë që të gjeja njerëz me qëllim që t’u merrnim lekë duke u shpejtuar dokumentacionin dhe kur kishte raste që kalonin disa ditë pa i dhënë ndonjë lek, më thoshte: “...Ç’u bëre, na ke harruar fare, nuk na ke bërë ndonjë lek...”. Shtetasi Eugen Zguro ka dashur që të bëjë kalimin e pronësisë nga vetja te gruaja e djali dhe për këtë, paraprakisht ka marrë kopje harte dhe kopje kartele.

Unë i kam marrë një shumë prej 10.000 lekësh (të rinj) dhe meqenëse i duhej që t’i dilnin dokumentet shpejt, i kam dhënë regjistruesit Leftjon Bardho një shumë prej 5.000 lekësh, megjithëse siç kam shpjeguar, ai donte gjithmonë 2/3 e shumës që merrnim.Prapër t’i nxjerrë dokumentet shpejt dhe i kam dhënë drejtorit Leftjon Bardho një shumë prej 75.000 lekësh, duke i thënë gjithashtu që “zotëria e do sot”. Sqaroj se, së bashku me dokumentet, unë i kam marrë Eugen Zguros edhe shumën prej 10.000 lekësh. Mbaj mend që drejtori Leftjon Bardho ia ka ka çuar këtë praktikë për të punuar specialistes Eni Zguri, e cila ka konstatuar se te kontrata paraardhëse kishte dy vlera dhe ka shkuar e i ka thënë drejtorit që ky shtetas kishte tatim për të paguar. Në këtë kohë, mua më thërret drejtori dhemë thotë që ky person ka dy vlera dhe se duhej të paguante tatim ose ndryshe “merri ndonjë lek dhe t’ia regjistrojmë kështu si është”, pastaj ka shtuar që t’i merrja nga 50.000 lekë për secilin. Kam thirrur shtetasin Eugen Zguro dhe i kam thënë që i dilte për të paguar një tatim dhe duhej që ta paguante me qëllim që të kryenim procedurat e mëtejshme dhe ky shtetas, në mirëbesim më ka dhënë një shumë, më duket se prej 160.000 lekësh, me qëllim që të paguaja tatimin, pra ai e ka ditur çdo gjë në rregull.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir meta: 30/03/2019 23:55

    Sa me shum ta shtypesh popullin dhe ta injorosh te tallesh aq me mire eshte se te do me shum,, e kam nga pervoja qe shkruj haha lsi forc e fort haha

    Përgjigju
  • Leshi dhisë LSI: 30/03/2019 15:49

    E ka pritur mona arrin e lri së Ish syri dhe veshi i saj në korçë flamurtarja dhe krenaria e pirros të kapuranëve dhe stefanit që e rreh akoma gruaja Burr e e gru e zgjodhën vetë punën Po të thellohet prokurorja do dalin emrat e bashkpuntorve të arsit ku derdheshin pjesët E kishin dhe kandidate për deputete dhe dihet kush i cakton emrat Mjer ne në mjerimin ton politik

    Përgjigju
  • seni: 30/03/2019 14:15

    Administrata e LSI ...e kalbur, e etur per lek

    Përgjigju
  • Erald: 30/03/2019 12:56

    Kjo eshte administrata e bukur rilindase, keshtu eshte gjirhandej, tatime, dogana etj etj. Moto "te bejme sa me shume leke "

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 30/03/2019 10:34

    Peshku qelbet nga koka

    Përgjigju
  • Radaneci: 30/03/2019 08:03

    Dhe pse i ka liruar gjykata e apelit keta bajga qe rrjepin njerezit se nuk e kuptova.cdo gje eshte shume e qarte dhe e argumentuar.te kalben plehrat qe te behen shembull per te tjeret se dalin nga shtepia vetem per te vjedhur jo per te bere punen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja