Nesër afati i fundit, PD dhe PS mbledhin kryesitë për 'dorën  e fundit' për listat e kandidatëve! Emrat dhe përballjet më të forta në betejën e 25 prillit

Ora 24:00 e datës 8 mars të hënën do të shënojë përfundimin e afatit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.  Një ditë para përfundimit të këtij afati, në dy selitë kryesore atë të PS dhe PD, brenda së cilave po përpilohen listat, të vetmit që thyejnë heshtjen janë tek tuk kalimtarët.

Ndonëse duket se në listat e kandidatëve për deputetë, nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ato të 2017, dy forcat kryesore politike janë kujdesur të sjellin edhe risi.

Kreu i qeverisë kërkon mandatin e tretë duke përfshirë dy figurat publike të rindërtimit dhe pandemisë, Luljeta Bozon dhe Najada Comon, ndërsa kryedemokrati Basha, nëpërmjet një procesi të përzgjedhjes së kandidatëve, të nisur që në qershor të 2020, kërkon të vijë ndryshe me emra nga bota akademike apo shoqëria civile në çdo qark, ku do të përfshihen shkrimtarë si Flutura Açka në Elbasan, aktorë si Robert Budina dhe Julian Deda, por edhe mjekë si eksperti i shëndetësisë Gazment Koduzi në Qarkun e Fierit.

Në Tiranë, palët duket se nuk do të prodhojnë surpriza, për vetë faktin që emrat e secilës forcë, duket se janë të qartë. Emrat më të përfolur nga socialistët për të qenë pjesë e garës elektorale në qarkun më të rëndësishëm të vendit, janë Elisa Spiropali, Ervin Bushati, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Fidel Ylli, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Klotilda Ferhati, Majlinda Karçanaj, Ogerta Manastirliu, Xhemal Qefalia, Edmond Rushi, Arben Pellumbi, Fatmir Xhafaj, Najado Çomo, ndërsa në kampin blu, do të jetë vetë kryedemokrati Basha që do të udhëheqë listën. Në zonën fituese të listës pritet të renditen 8 drejtuesit politikë, Jorida Tabaku, Grida Duma, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Flamur Noka, por edhe kreu i FRPD Belind Këllici.  Në listat e PD në Tiranë do të përfshihen edhe aleatët, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi,i cili ka kërkuar edhe përfshirjen e Mesila Dodës në garën e Tiranës.

Edhe LSI nuk i ka lënë surprizë listën e saj të kandidatëve për Qarkun e Tiranës, ku ka përqëndruar figurat më të rëndësishme, si Përparim Spahiu, Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpacin, Edmond Haxhinaston, Silva Cakajn dhe Besnik Jakaj.

Më të qetët, janë drejtuesit politikë të kampeve. Burime për Report Tv kanë konfirmuar se të besuarit e Ramës dhe Bashës për të drejtuar fushatën në të 12 qarqet e vendit janë të konfirmuar për të qenë pjesë e listave e me gjasa në krye të tyre. Edhe Monika Kryemadhi, do ti besojë drejtuesve politikë kryesimin e listës. 

Report Tv mëson se emrat më të diskutuar për të qenë pjesë e listave të PD janë, në Elbasan Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luciano Boçi,

Në Durrës Edi Paloka, Ferdinand Xaferraj, Agron Duka (aleat), Oerd Bylykbashi

Në Shkodër Helidon Bushati, Nard Ndoka, Jul Deda

Në Korçë, Edmond Spaho, Ervin Salianji, Andrea Mano

Në Kukës Flamur Hoxha, Isuf Çela

Në Lezhë Mark Marku, Lindita Metaliaj

Në Fier Enkelejd Alibeaj, Ina Zhupa, Ivi Kaso, Gazmend Koduzi

Në Gjirokastër Tritan Shehu, Roland Bejko

Në Berat Tomorr Alizoti,

Në Vlorë Bujar Leskaj, Artur Roshi, Vangjel Dule

Në Dibër Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Dhurata Cupi

Megjithatë, të hënën pasdite kryetarët do të mbledhin kryesitë e partive për të vendosur përfundimisht mbi emrat që do të kandidojnë më 25 prill.

KANDIDATËT E MUNDSHËM TË PS NË TIRANË (jo sipas renditjes)

Elisa Spiropali

Ervin Bushati

Arben Ahmetaj

Belinda Balluku

Etilda Gjonaj

Fidel Ylli

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Klotilda Ferhati

Ogerta Manastirliu

Xhemal Qefalia

Edmond Rushi

Arben Pellumbi

Fatmir Xhafaj

Najada Çomo

KANDIDATËT E MUNDSHËM TË PD NË TIRANË (jo sipas renditjes)

Lulzim Basha

Sali Berisha

Albana Vokshi

Jorida Tabaku

Grida Duma

Aldo Bumçi

Agron Shehaj

Flamur Noka

Belind Këlliçi

Fatmir Mediu

Dashamir Shehi

Shpëtim Idrizi

Mesila Doda

KANDIDATËT E MUNDSHËM TË LSI NË TIRANË (jo sipas renditjes)

Erisa Xhixho

Aldi Fusha

Blerdi Licaj

Edmond Haxhinasto

Petrit Vasili

Floida Kërpaçi

Klajda Gjosha

Klevi pojana

Erjona Bixha

Nora Malaj

Përparim Spahiu

 Besnik Jakaj

Silva Cakaj

Faik Basha

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaps: 08/03/2021 01:07

    Lulzim Basha duket sikur është berë kaps me keto listat , i ndodh cdo herë para se te vendosen listat ! Vetëm LSI nga opozita i ka idetë e qarta dhe nuk është cudi te bëj edhe 30 deputetë! PD duhet te beje nje riciklim me superfigura me te kundert Ky kapsllik do ti zgjasë jo vetëm nje dite por edhe me shume ...

    Përgjigju
  • Shkodra shkodraneve: 07/03/2021 20:03

    Nard Ndoka e Jul Deda ne Shkoder. Domethane Basha e ka nda mendjen me dal maksimumi me kater deputet prej aty. Ky skerfyll hala nuk e ka kuptu se sa reaksion i bajne Nardi me shoke ne Shkoder.

    Përgjigju
  • vlonjati: 07/03/2021 18:36

    Si mund te propozohet prape per deputet Dashamir Sulaj ne Elbasan?Kame qene tifoz futbolli dhe shkoja ne Peqin per te pare ndeshjet dhe ky plehra qe hante fara ne tribune ne pushim te ndeshjeve i bente presion albitrave dhe lojtareve kundershtare me pistolet ne brez.

    Përgjigju
    • Peqinisi: 07/03/2021 21:30

      KUr ke Ardh naiher ne peqin ti o mashtrus

  • Vlora: 07/03/2021 17:03

    Listat e Bashes, ne vlore Edlira Gjoni mike e Bamir Topit qe punoj kundra PD ne 2013. Po kush demokrat i ndershem do te votoj o lulush me keto pseudopolitikane e karrieriste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja