Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar që ditën e nesërme, në 13 prill, do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Diasporës.
Gjatë fjalës në podcastin e tij ‘Flasim’, Rama tha se shqiptarë nga e gjithë bota do të jenë në Tiranë, ku sipas kryeministrit, vëmendja gjatë këtyre ditëve do të jetë te historitë e tyre të punës, përkushtimit dhe suksesit.
Sipas kryeministrit, sot Diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe një histori krenarie për mbarë Kombin shqiptar. Rama shtoi se ky Samit vjen për herë të parë pas përfshirjes sipas tij historike të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
“Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës. Edicioni i katërt që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës. Ata që jetojnë e punojnë jashtë vendit, por sytë i kanë në Shqipëri. E nisim në 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre të punës, të suksesit dhe përkushtimit, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë.
Por njëkohësisht edhe një hapje për vlerësim. Vlerësim jo vetëm për shqiptarët, por edhe për miq të tyre, miq të huaj, që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve. Sot diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit.
Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më tepër si një partner. Sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Rama u ndal edhe te procesi i integrimit në BE, teksa njoftoi se Shqipëria do të marrë një raport për prokurimet publike, të realizuar nga instrumenta profesioniste të BE-së.
Rama tha se raporti në fjalë analizon panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku sipas tij, Shqipëria renditet e para, përsa i përket përmirësimeve të bëra gjatë kësaj kohe.
“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete", vijoi më tej kryeministri Rama.
Më tej Rama foli edhe për investimet e huaja në Shqipëri, të cilat sipas tij gjatë 5 viteve të fundit kanë pësuar një rritje të ndjeshme, duke e renditur vendin tonë mbi mesataren e rajonit, në raport me ekonominë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë pamje nga Times Square në SHBA, ku në një prej ekranëve gjigandë të sheshit të famshëm amerikan shfaqet video-ftesa e Samitit të IV-të të Diasporës shqiptare, që pritet të zhvillohet nesër.
Postimi i plotë i Ferit Hoxhës:
Ngjyrat kuqezi dallojnë kudo — në çdo cep të botës
Por mbase askund nuk ndriçojnë më fort sesa në sheshin më të famshëm në botë: TimesSquare
Samiti i IV-të i #Diasporës shqiptare merr jetë edhe atje ku rrahin ritmet globale, një dëshmi se identiteti ynë udhëton larg, por mbetet gjithmonë i fortë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria gjatë 5 viteve të fundit ka tërhequr më shumë investime të huaja në raport me ekonominë, sesa mesatarja e rajonit.
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur afërsisht 7% të prodhimit të brendshëm bruto.
Shefi i Qeverisë shtoi gjithashtu se vetëm në vitin 2024, janë certifikuar 1.6 miliardë euro investime, ndërsa në 9 muajt e parë të 2025-ës kemi arritur në 1.21 miliardë, çka sipas tij konfirmon ritmin e qëndrueshëm të rritjes.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ekonomia rritet dhe rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe sepse investimet e huaja direkte rriten në mënyrë të qëndrueshme. Në 5 vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr më shumë investime të huaja në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur në afro 7% të Prodhimit të Përgjithshëm, mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor.
Vetëm në vitin 2024 janë certifikuar 1.6 miliardë euro investime, ndërsa në 9 muajt e parë të 2025-ës kemi arritur në 1.21 miliardë, çka konfirmon ritmin e qëndrueshëm të rritjes. Ndërkohë, stoku total i investimeve të huaja ka arritur në 16.6 miliardë euro, një shifër e paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë.
Një shifër që tregon qartë se Shqipëria ka ndryshuar pozicionim në rajon, ka ndryshuar qasje dhe impakt, nga një treg që shihej me shumë rezervë, duke u kthyer në një vend ku investohet konkretisht dhe në perspektiva afatgjata.
Dhe, po të llogarisim aplikimet, interesimet dhe mundësitë që shohim nga e gjithë ajo çka është tryeza e dosjeve të agjencive përkatëse, atëherë mund t’ju them me plot gojën se e nesërmja është shumë më e mirë sesa e sotmja. Është një e nesërme rezultatesh që lidhen drejtpërdrejt me çfarë kemi mbjellë me mundim në tërë këto vite, me reformat transformuese që kemi bërë, me stabilitetin ekonomik që kemi krijuar, me përmirësimin në vazhdim të klimës së biznesit dhe me një qasje të strukturuar të investimeve në një mjedis të parashikueshëm për kapitalin afatgjatë.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se gjatë këtyre ditëve, Shqipëria do të marrë një raport për prokurimet publike, të realizuar nga instrumenta profesioniste të BE-së.
Shefi i Qeverisë deklaroi po ashtu se raporti në fjalë analizon panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku sipas Ramës, Shqipëria renditet e para, përsa i përket përmirësimeve të bëra gjatë kësaj kohe.
Sipas Ramës, raporti do të faktojë para publikut shqiptar sesa të pavërteta janë akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë shqiptare me korrupsionin.
“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertë të saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së, me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”, tha mes të tjerash Rama.
Komente












Rrobt dhe Gjithe patronazhistave ku ti kene...
PërgjigjuCila diaspore o Njeri ordiner ?! Ti fton aty vetem ata qe te vijn pas orekseve te tua ,ti nuk pranon diasporen e vertete ,ata qe kane car cdo gje vete ne jete ,studentet exelent qe e kane fitur cdo gje me djers e mund dhe jo nga bursat e fituara si djali vajza e mamit e babit ata qe kane vjedhur e vjedhin e zhvatur Shqiperine. Ti nuk fton biznesmenet e ndershem por fton perfaqesuesit e bandave qe te mbajn ty ne pushtet. Habitem si paska akoma njerez qe te besojne ty o mashtrues ordiner,ti qe zbraze dhe po zbraz cdo dite Shqiperine,ti qe largove femijet nga prindrit pleq te vetmuar. Nuk di cte te them me. Zoti gjykoft drejt dhe te dhent ate qe meriton!
PërgjigjuShko ha sufllqen e belind ezmerit
Shyqyr qe degjova nje njeri qe po e Thot te verteten. Ordineri merr ato njerez qe u iken para nje viti dhe i lepihen per nje pune .
Po mor ari i Saliut kriminelit te komunizmit do ftojnë ty por ne forumet e shpellarit te na tregoj si si e shkaterroj shqiperin dhe sa here beri grushte shteti. Prinderit nga femijte po sa gjerman grek e italian emnigrojnë mor pusht. Kush ështe i aftë iken e aty ku e gjen vehten ndaj mos u qaj hallin tjerve por ti do jesh ndonje kokërr dembeli që shikon endrra me Sali. Kurse vertet paska akoma njerëz. si puna jote që flasin si mortja e kombit Sali qenb Berisha sepse këtij i besojnë qytetarët qe e votojnë ç do ditë emë shumë për atë që ka ber¨¥e për Shqiopërin dhe shqiptarët