Nesër dita e parë e muajit të Ramazanit, Gurra: Si mund ta bëni më të lehtë agjërimin

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i ftuar në studion e Report Tv na përcjell mesazhet dhe rregullat e ndjekjes së agjërimit përgjatë muajit të shenjtë siç është, muaji i Ramazanit. Gurra theksoi se gjatë këtij muaji gjithkush duhet të ketë obligim për të agjëruar, dhe nëse jo të gjithë kanë mundësi për këtë, duhet ta shlyejnë duke ndihmuar sadopak njerzit në nevojë. 

Muaji i Ramazanit është një nga kolonat e para të muajit të begatë. Ajo çka është e rëndësishme pa ekzagjerime, është atmosfera që ndihet në shoqërinë tonë. Unë besoj se kjo është një rikthim i shkëlqyer i traditës së hershme. Nëse ka ndonjë mrekulli religjioze është kjo,  që ju shikoni dhe fëmijë të vegjël, kjo është një kulturë në raport me tjetrin, ku përfshihen që të gjithë. Kjo është një thirrje e heshtur, një mënyrë për të bashkëbiseduar me njerëzit qoftë edhe të një feje tjetër. Njeriu nuk duhet të bjerë në atë hamendësimin : po sikur të mos agjëroja. Në momente që e dimë që dikush po agjëron , nuk duhet të dalim para duke ngrënë, apo duke pirë qoftë edhe cigare. Muaji i ramazanit simbolizon, faljen ditore, javore, sadakaja e obligueshme, vlerësimi i arit,dhe më e rëndësishmja,  agjërimi. Por ajo çka e bën të veçantë është masiviteti. Në momentin e çeljes së agjërimit, pranohet çdo lutje e kujtdo agjëruesi. Rregullat e agjërimit janë këto: agjërimi është i obligueshëm për moshën madhore, të mos qenurit udhëtar mbi 90 km, nuk mund të agjërosh, por mund ta zëvendësojnë ditët e tjera. Zonjat që janë me fëmijë të vegjël, nuk mund të agjërojnë,mund ta zëvendësojë, të sëmurët gjithashtu nuk mund të agjërojnë, mosha e tretë po ashtu, këta obligohen ta paguajnë, pra të ndihmojnë një të varfër. Ushqimi ditor, 5 qind lekë të reja, varet nga mundësia. Kjo është një lloj shlyerje. Ndërsa udhëtarët e zëvendësojnë më pas, askush nuk është i përjashtuar nga agjërimi. Tjetër është se gjatë muajit të ramazanit duhet të jepet një sadaka e plotë, para bajramit duhet të jepet për çdo person të familjes 2 mijë lekë të vjetra. Nëse e anashkalojmë këtë, kjo është një nënvlerësim. 

Por pse është një muaj i plotë?

Ramazani është tradita e shkëlqyer e të gjitha besimeve, kjo thuhet edhe në kuran. Është ajo pjesa, ndjesia e saj që çka dëshiron për vete, ta dëshirosh edhe për tjetrin. Sot kemi një abuzim shumë të madh me ushqimin që derdhen me shumicë, ndërkohë shumë të tjerë e kërkojnë ushqimin. Njeriut nuk i duhen të gjitha. Ajo çka bëjmë në është, se kjo duhet treguar me veprime jo vetëm me fjalë. Gjithkujt mund ti shprehet një dëshirë apo diçka që se kemi bërë më parë. Përgjatë ramazanit nuk duhet të serviren tryeza pafund nëpër rrjete apo foto. Demonstrimi  ndonjëherë është e tepërt. Ata që nuk kanë mundësi për ta agjëruar tërë muajin, mund ata mbajnë ditën e hënë dhe të enjte ose natën e Kadrit. Unë dua të falënderoj ju dhe të gjithë mediet që pasqyrojnë këtë ritual.  Dëshiroj të uroj për të gjitha myslimanët të kenë një ramazan të begatë, të lehtë por pa harruar të tjerët, duke ndihmuar një të sëmurë, ose fqinjin që ka nevojë, ose përmes fjalës së mirë. Pra me zemër të bashkohemi me të mirën.

Myftiu i Tiranës,  Ylli Gurra

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër