Nesër dita e parë e shkollës, këshillat e psikologes: Flisni hapur me fëmijët

Dërgimi i fëmijës për herë të parë në çerdhe, kopësht apo shkollë shpeshherë mbart emocione të forta edhe për prindërit.

I tillë është rasti kur një nënë nuk largohet për rreth një orë nga çerdhja publike numër një në Tiranë, derisa e mori sërish vajzën për ta dërguar në shtëpi.

“Emocione të pa krahasueshme. Është hera e parë që po vjen në çerdhe. Pak me të qara por shpresoj që të shkoje gjithçka mirë. Nuk është ndarë asnjë nga ne.  Zyshat shumë të mira.  Sot do rrije gjysmë ore, sa të ambientohet. Më pas si të gjithë”, tha një prind.

Fëmijët i pritën në oborrin e çerdhes shumë prindër e gjyshër të tjerë.

“Viti i dytë. Është mësuar. Rrinë goxha mirë. Edukatoret janë shumë të mira. Nuk kam qenë ndonjëherë për privat. Janë shumë të rregullt. E lë gjithë ditën se jam dhe në punë. Është me ditë tarifa. Nëse mungon, ulet. Maksimumi 30 mijë lekë, më pak madje”, tha një tjetër.

U kënaqa tek çerdhja. Loza” tregon Joal Zenelaj.

“Është viti i tretë që është në çerdhe. I ka kushtet shumë të mira, ushqimi shumë i mirë, edukatoret janë shumë të mira”

Psikologia Tana Aliaj thotë se kjo mënyrë sjellje është e gabuar pasi i bën fëmijët të varur pas prindërve.

“Prindërit duhet të jenë të përfshirë në aktivitete të shkollës. Kjo nuk do të thotë që prindërit të jenë aty gjatë gjithë kohës. Sidomos kur i marrin me vete. Kjo madje i ngjit më shumë pas prindërve dhe nuk duan të qëndrojnë në kopsht apo shkollën” thotë Aliaj.

Psikologia jep disa këshilla që ditët e para të çerdhes apo kopshtit, për fëmijët të mos jenë një periudhë traumatike.

“Prindërit duhet të njohin 3 elementë të rëndësishëm, të cilat janë të treguarit e pritshmërie, përfshirja apo bisedat. Prindërit duhet të vendosin rutina paraprake. Duhet të ju tregojnë se çfarë i presin. Si është rutina. Edhe në forma jo verbale. Prindërit mund të zgjedhin dhe libra që përshkruajnë se çfarë ndodh në kopsht, në shkolla”, tha Aliaj.

Por rëndësi shumë të veçantë, psikologia kërkon që ti kushtohet dhe të biseduarit me fëmijën. 

“Të biseduarit me prindërit është shumë i rëndësishëm. Ndonëse kopshti është një mjedis edukues, ka raste që ai ambient të kthehet në një ambient bullizues, ndaj është shumë e rëndësishme që të flitet hapur me fëmijën. Duhet të jenë dhe të kujdesshëm për simptomat fizike, psikologjike, verbale apo jo verbale që fëmijët mund të shfaqin. Të jenë gjithmonë në kontakt për ditën e tyre të shkollës apo të kopshtit”, tha psikologia Tana Aliaj.

Çerdhet dhe kopshtet kanë nisur vitin e ri mësimor që me datë 1 shtator, ndërsa parashkollorët dhe shkollat 9 vjeçare dhe të mesme, rinisin më 11 shtator.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë