Pas 6 vitesh, nga maji i 2019-ës, kur ka nisur të hapet, më në fund, Tuneli i Murrizit, është gati. Punimet kanë përparuar pa problematika, dhe tuneli do të hapet më 14 mars, që korrespondon në Ditën e Verës.
Pamjet e tunelit të përfunduar të marra direkt nga terreni, kryeministri Edi Rama nuk hezitoi t’i postojë në rrjetet sociale duke njoftuar se tuneli tashmë do të jetë i kalueshëm.
“Ky është tuneli i Murrizit, për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur dhe që mendojnë se e plasin syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative. Kështu që nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet në 14 Mars, dhe pë rkon me ditën e verës. Nesër nga Elbasani në Dibër-tha Rama”, tha Rama.
Vështirësitë gjeologjike në këtë tunel, thotë se i kishin shuar besimin. Ky tunel dhe e gjithë rruga e Arbrit është i ndërtuar me PPP, Partneritet Publik Privat.
“Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se s rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paprashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi”, theksoi Rama.
Garantoi se shqiptarët për këtë investim, nuk do të paguajnë.
“Tuneli sa të jem unë këtu, nuk do të ketë taksë, nuk do kenë tarifë, nuk do kenë tarifë të rrugës. Sa të jem unë, më mbrapa shihni e bëni, por sa të jem unë jo njëherë, që të jemi shumë të qartë”, theksoi Rama.
Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1311
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Sa herë krenoheni me këtë BE', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Stacioni i shpëtimit tonë kombëtar nga hijet e së shkuarës
16 Mars, 20:05
-
I premtoi të voglit nga Tropoja se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës: Hiç shkoll, veç TikTok t’keqen gjyshi (VIDEO)
16 Mars, 18:41
-
Tragjedia në Maqedoni të Veriut, Rama: Të gatshëm për çfarëdo lloj ndihme! Begaj: I tronditur! Spiropali: Kurajo popullit maqedonas
16 Mars, 10:11
-
Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit! Qytetarët: U plotësua ëndrra shekullore e dibranëve
16 Mars, 08:46
-
'Pse s'dolët sot live në TikTok?!' Rama ironizon Berishën me tre bufat e kënetës pas protestës së dështuar për rrjetin social
15 Mars, 22:27
-
‘Ai që zgjodhën në primare humbi në kënetë’/ Rama mesazh demokratëve në Kavajë: Hajdeni me ne në BE, lëreni bufin
15 Mars, 18:32
-
Rama ironizon koalicionin e Berishës: Mjafton të shikoni Gjuzin tonë dhe Gjuzin e atyre për të votuar në 11 maj
15 Mars, 18:22
-
Preç Zogaj: Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë
15 Mars, 17:44
-
‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron për herë të parë prapaskenat e Namazgjasë pas 'shashkës' së kandidates
15 Mars, 17:19
-
Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët
15 Mars, 15:09
-
‘Do kemi probleme se është kokëfortë’, Rama rrëfen episodin me ‘Neomalsoren’: S’donte të futej në listë se nuk arriti objektivin 500 emigrantë! Prandaj e dua shumë këtë njeri
15 Mars, 13:22
-
'Nuk ka lidhje me bufin e kënetës'/ Rama batuta me kandidaten në Roskovec: Mbetet mes nesh, nuk është e thjeshtë të punosh me Majlindën
15 Mars, 12:14