Sot, 3 prill qytetarët  duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë. 

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve për ditën e sotme në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Po ashtu ky vendim do të respektohet edhe në qytetet e tjera, ku në Belsh ku sot do të ndalohen të qarkullojnë brenda qytetit automjetet duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Në Berat, në mungesë të automjeteve, pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive. Po ashtu edhe në Durrës kufizimi i qarkullimit do të fillojë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Fierit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit.

Në Lezhë do të jenë të bllokuara rrugët kryesore të qytetit nga ora 08:00-16:00.

Në ditët pa makina, dy prej akseve kryesore rrugore të qytetit të Kukësit, nga ora 10:00 deri në orën 21:00, do të kenë kufizim të qarkullimit të të gjithë automjeteve, përveç mjeteve të emergjencës, ambulancë, zjarrfikëse, mjete të policisë së shtetit.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve
Tiranë
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Berat
Do te mbyllet aksi rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja Osumi".

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier
Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit). 
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën "Vasil Peçuke" deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës
Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku
Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi
Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv."Republika" dhe Blv."Rilindasit" që prej orës 09:00-19:00. 

Lezhë
Bulevardi "Gjergj Fishta" nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit"Besëlidhja";
Rruga "Luigj Gurakuqi", nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër
Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë
Shëtitorja "Kongresi" nga Banka Raiffeisen deri te "Sheshi i Qytetarëve"
Rruga "Misto Mame" nga Gjimnazi "18 tetori" deri tek kryqëzimi "Labëria"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Ndërgjegjësim dhe mbrojtje e mjedisit, qarku i Kukësit fillon nismën ‘Dita pa makina’

Nismës  kombëtare “Dita pa Makina”, i janë bashkuar edhe tre qytetet e qarkut Kukës.

Sot më 3 prill, ka filluar zbatimi i nismës “Dita pa makina” me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Në qytetin e Kukësit, nga ora 10:00 deri në 21:00 është ndaluar qarkullimi i mjeteve private në akset rrugore: nga Ujësjellësi deri te Turizmi i Ri. Aksi rrugor nga 6-katëshi deri te Radio Kukësi. Për realizimin e kësaj nisme, bashkia e Kukësit  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private.

Ora 10:08
E diela e parë e prillit, sot ‘Dita pa makina’ edhe në Vlorë

Dita pa makina” ka nisur edhe në Vlorë, në të dielën e parë të muajit, sic u paracaktua nga ministria e Mjedisit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të ditës pa makina, në datën 3 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në segmentet e mëposhtme:

  • 1. Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri "Petro Marko", deri te rrethrrotullimi në Skelë.
  • 2. Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.
  • 3. Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës "Kosova", me rrugën "Pelivan Leskaj".
Ora 09:39
Berati merr ‘frymë jeshile', sot ‘dita pa makina’

E diela e parë e këtij muaji po vijon pa makina. Sipas udhëzimit të dhënë nga Ministria e Turizmit dhe Mbrojtjes ku data 3 Prill, e Diela pa Makina në Bashkinë Berat u mbyllën aksi i rrethrrotullim "Ypsiloni"-rrethrrotullim "Ura e Gorices" dhe "Shetitorja "

Kufizimi filloi në orën 9.00 dhe do të vijoj deri në orën 13.00. Është për të theksuar se qyteti i Beratit ka vetëm një rrugë dhe kufizimi i këtij aksi do vështirësonte disi mbylljen por është menduar të kufizohet vetëm njëri krah aksi anës lumit Osum ndërsa do lejohen të kalojnë mjetet që kanë emergjenca.

Ora 09:19
‘Dita pa makina’, boshatisen rrugët e Fierit (VIDEO)

Dita pa makina” ka boshatisur rrugët kryesore të qyteteve të Fierit. Kjo tregon se qytetarët e kanë vlerësuar  thirrjen që ka bërë qeveria kur ky kufizim është zbatuar edhe bashkinë e Fierit.

Situata është nën kontroll nga policët e rendin dhe ato të bashkisë.

Ora 08:57
Dita pa makina në Lezhë, qyteti si asnjëherë më parë, rrugët bosh (VIDEO)

 

Në kuadër të ditës pa makina, vendosur nga Qeveria të dielën e pare të çdo muaj, në Lezhë është bllokuar lëvizja e automjeteve ne bulevardin Gjergj Fishta dhe në rrugën Luigj Gurakuqi. Qarkullimi është kufizuar që prej orës 8:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 të ditës së sotme. Diçka e tillë vjen për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.