Nesër gara për kreun e LSI, Luan
Rama: Do zgjidhen 2400 delegatë

Nesër gara për kreun e LSI, Luan<br />Rama: Do zgjidhen 2400 delegatë
Nesër do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të LSI në 225 qendra votimi. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka bërë me dije se aktualisht ka kaluar mbi 50 mijë numri i atyre që kanë aplikuar dhe kanë marrë kartën e re të anëtarësisë.
 
Ai tha se nesër do të zgjidhen edhe 2400 delegatë, ndërsa deputetët, ministrat, këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë drejtpërdrejtë delegatë.
 
"Më lejoni t’ju shpjegojë që për të realizuar një proces korrekt dhe të lirë të zgjedhjeve nesër, në të gjithë Shqipërinë janë hapur 225 qendra votimi për të bërë të mundur që të gjithë anëtarët e LSI-së të shkojnë për të votuar.

Ndërkaq më lejoni të konfirmoj që e gjithë kjo fushata e zgjedhjeve është fokusuar në mënyrë të veçantë edhe tek rikonfimimi i anëtarësisë, sepse ne kemi shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë.

Dhe në këtë moment që flasim më rezulton që të ketë kaluar mbi 50 mijë numri i atyre që kanë aplikuar dhe kanë marrë kartën e re të anëtarësisë.

Që do të thotë se të gjithë këta, pra mbi 50 mijë që është numri i anëtarëve të LSI-së të rikonfirmuar, duhet të marrin pjesë nesër për të votuar për kryetarin dhe për delegatët e konventës.

Ndërkaq, dua të sqaroj se pavarësisht këtij numri, janë një masë tjetër anëtarësh të LSI-së që për arsye kohe apo për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë mundur të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e re të anëtarësisë.

Ata do të paraqiten pranë qendrave të votimit, dhe me një listë tjetër votuesish do të votojnë duke paraqitur kartën e vjetër të anëtarësisë apo një dokument që provon që ata kanë aplikuar për ta marrë kartën e re dhe nuk e kanë marrë ende, në mënyrë që votuesit e anëtar të LSI-së të kenë të gjithë të drejtën dhe mundësinë për të votuar dhe për të bërë zgjedhjet e tyre.

Dua të shpjegoj edhe një gjë: janë rreth 5 mijë emra që do të votohen nesër për të nxjerrë nga këta rreth 2500 delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore.

 Duke respektuar në mënyrë rigoroze parimin e barazisë gjinore, pra 50 % e këtyre që do të zgjidhen do të jenë nga radhët e LGI-së dhe 30 % të tjerë do të jenë emra që janë propozuar dhe do të përfaqësojnë strukturën e LRI-së në Konventën Kombëtare Zgjedhore
" tha ai.
 
Në garë për kreun e LSI janë, Ilir Meta, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social