Champions League, kompeticioni më i vlefshëm për klube në Evropë është futur në zonën e nxehtë, pasi janë mësuar 16 skuadrat që do garojnë në fazën e 1/8-ave dhe disa nga përballjet e mundshme në këtë raund.

Nesër (e premte) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 12:00 e mesditës do hidhet shorti për fazën e radhës me eliminim direkt, teksa sfidat do luhen me sistemin vajtje-ardhje. Tetë ekipet e para që dolën nga grupi i fazës së ligës do përballen me tetë skuadrat që ia dolën të kualifikohen në play-off.

Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza e ligës: Arsenali, Bayer Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbone, Manchester City.

Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza play-off: Real Madrid, PSG, Newcastle, Atletico Madrid, Atalanta, Leverkusen, Galatasaray, Bodo/Glimt.

Mënyra e shortimit

Klubet shortohen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte (klubet në pozicionet 1 dhe 2, 3 dhe 4, 5 dhe 6, 7 dhe 8).

Klubet në secilin pozicion nga faza e ligës shortohen në njërën nga dy pozicionet në raundin e 1/8-ave kundër fituesve përkatës të play-off-eve të fazës eliminatore, pozicioni i të cilëve u pozicionua në shortin e fundit.

Në këtë fazë, ashtu si në play-off mund të ndeshet secili ekip nga çdo shtet, teksa mund të kemi edhe derbi.

Përballjet e mundshme

Në bazë të vendosjes së ekipeve drejt rrugës për në finale, PSG mund të përballet kundër Barcelonës ose Chelseat, ashtu si edhe Newcastle. Atletico Madrid do gjejë në short njërin mes Tottenhamit ose Liverpoolit, njësoj si Galatasaray.

Real Madridi do ketë përballë Manchester Cityn ose Sportingun e Lisbonës, ashtu si edhe Bodo/Glimt. Atalanta do ketë përballë Arsenalin ose Bayern Munich, ashtu si Bayer Leverkusen.

Datat e ndeshjeve

Raundi i 1/8-ave : 10/11 dhe 17/18 mars 2026
Çerekfinalet : 7/8 dhe 14/15 prill 2026
Gjysmëfinalet : 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026
Finale : 30 maj 2026 (Budapest)

Rruga drejt finales së Budapestit (30 maj 2026)