Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.
Vendimi për mbajtjen paraditen e 19 korrikut të Konferencës Ndërqeveritare, që do të shënojë edhe çeljen e negociatave, u mor ditën e shtunë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi sot propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të martën procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga politika shqiptare dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pranishme në Kuvedin maqedonas dy ditë më parë e bëri të qartë që me miratimin e propozimit francez javën tjetër do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Von der Leyen i siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do ruhet me 'fanatizëm', por kjo deklaratë solli reagimin e opozitës e cila e quajti presidenten e KE-së tradhtare.
Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian tashmë është i lirë, pas zgjidhjes së ngërçit që ishte krijuar nga vetoja bullgare. Bullagaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.
Franca doli me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por opozita i doli kundër duke zhvilluar në më shumë se dy jave protesta.
Nesër do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri- Maqedoni e Veriut. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Edi Rama ka mbërritur në Bruksel. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, i cili ndihet në Bruksel, ka zbardhur axhendën ditës së nesërme.
Axhenda
08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Von der Leyen
11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de la Loi 155, 1040 Bruxelles)
Tryeza e parë
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT
Tryeza e Dytë
Z. Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ
12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin
15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
me Bashkimin Europian (Vendi: Hotel Sofitel)
20.00 – Nisja drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit
20.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit
20.45 – Fluturim drejt aeroportit të Tiranës (TC-ANA)
23.15 – Mbërritja në aeroportin e Rinasit
-
Nuk ka dat akoma .lexoni kushtet e gjermanise
Përgjigju-
Ik ore plere antievropian
-
-
Respekte Kryeminister tn shyqyr m n fund do ikim qe ktu
Përgjigju -
Ndersa mbledhja eshte teresisht e aspektit teknik dhe Shqiperia paguan nje kryenegociator per kete pune, egoizmi dhe deliri i madheshtise qe karakterizon Kryeministrin Rama tashme nuk perben me lajm. Por eshte standarti qe kryedallkauku ka vendosur tashme me qeverisjen e tij te pykave. Shqiperine nuk e futi Berisha ne NATO por shqiptaret puntore dhe te perkushtuar nder dekada. Ashtu si dhe integrimin as Berisha qe nisi procesin me pyetsorin dhe as Rama qe fryhet si kokosh maje plehut. Por shqiptaret dhe dashamiret tane ne BE dhe SHBA. Tu vije turp atyre qe jane perreth dhe nuk bejne asgje per ti treguar se sa idiot eshte dhe se te tilla egoizma jane te padenja ne nje shtet gjasme modern. Akoma me keq te mendosh qe formimi akademik dhe eksperienca jane zero ne fusha te tilla ne marredhenien me BE.
Përgjigju-
Analiz e shkurter dhe e sakte!
-
-
Vetëm Rama mund ta fus në BE shqiperine , po nuk e beri Rama vetëm nga 2080 mundemi ! Europa e di që një shqiperi në BE eshte një rruge per një vend te vogël që te bëhet vend i zhvilluar me sport , art , kulture, inchinieri, mjekesi, dhe fusha tjera pozitivisht!
Përgjigju -
Me ju ne krye te ketij takim Edi e sigurt qe do marrim lajme te mira neser
Përgjigju -
Uroj qe te hapen sa me shpejt negociatat dhe mos te dalin me pengesa te pakuptimta
Përgjigju -
Shpresoj qe nga takimi i neserm te marrim pergjigje pozitive
Përgjigju -
Respekte e bravo te qofte zoti rama qe ke arritur atu ku je sot
Përgjigju -
me shprese se nga ky takim do degjojme lajme pozitive per vendin tone e pse jo mos te hapen negociatat per tu ber pjes e BE
Përgjigju -
me shprese qe te degjojme fjale te mira per vendin tone nga kjo konference
Përgjigju -
uroj te degjojme fjale te mira nga ky takim
Përgjigju -
Nje takim mjaft i rendesishem per Shqiperine ne Bruksel krenar per ty Z Rama qe po e perfaqeson shqiperine ne keto takime vete e vetem qe shteti shqiptar te behet sa me i njohur
Përgjigju -
Urojme qe ky takim te shkoje sa me mire dhe te forcoje sa me shume lidhjet me shtetet e tjera
Përgjigju -
Takim shume i rendesishem mezi presim ta shikojme dhe i uroj Z.Rama sa me shume suksese.
Përgjigju -
Gjithmone Rama na perfaqeson ne menyren e tije me te mire shpresoj qe ky takim te shkoj mire.
Përgjigju -
Nje takim shume i rendesishem shpresoj te marrim ndonje lajme sa me te mire.
Përgjigju -
Nje perfaqesim teper dinjitoz per Shqiperine ne kete takim dhe jam i sigurt qe do marrim pergjigje pozitive nga BE
Përgjigju -
Jemi shume optimist per takimin e neser dhe mezi po presim nje lajm te mire per shqiperine
Përgjigju -
Shume suksese neser zoti Rama dhe na sill lajme pozitive
Përgjigju -
Nje perfaqesim i denjt dhe si mos te kemi lajme pozitive per vendin sa te kemi z.kryeminister vetem te mira do shikojme
Përgjigju -
Do jete nje takim fantastik dhe jam i bindur qe do kete lajme pozitive
Përgjigju -
Fal puneve te mira qe z.rama ka bere kemi shpresa se do te kemi lajm pozitiv per vendin
Përgjigju -
Shpresojme te jete lajme te mira ky takim
Përgjigju -
Presim lajme shum te mira per vendin,shum suksese per neser z.rama
Përgjigju -
urime maqedoni se veriut qe ndoqi stradegjin qe franca i propozij ne na hap shume rrugen ky vendim pasi kjo ishte e vetmja arsyje qe ne na pengon per te hapur negocjatat per antarsim ne be ne objektivat qe be-ja na ka dhene i kemi realizuar me sukses dhe uroj qe ne te jemi antar sa me shpejt
Përgjigju -
uroj qe ne ta na jepet mundesia per te qene antare e bashkimit europian dhe si fillim te hapim negocjatat besoj se kjo do te arrihet pasi dhe bullgaria e ka hequr veto qe ishte e vetmja gje qe ne na pengonte
Përgjigju -
Presim lajme sa me te mira nga ky takim suksese diten e neserme zoti rama
Përgjigju -
Takimini neserm shpresoj qe te jet me lajme sa me te mira per dy popujt tane
Përgjigju -
Do jet takim fantastik mezi presim ta degjojm neser cfare lajmesh do na sillni
Përgjigju -
Presim lajmet me te mira nga ju do jet takim fantastik
Përgjigju -
Ishalla po marim lajme pozitive nga ky takim sepse vertet e meritojme te jemi pjese e BE
Përgjigju -
I uroj suksese zotit rama ne takimin e neserm ne bruksel dhe shpresojm te marim nje pergjigje sa me pozistive
Përgjigju -
uroj qe te kemi ndonje lajm te mir dhe qe ne te hapim negocjatat per antarsim ne bashkimin europian
Përgjigju -
Mezi po presim ta shohin kete takim pasi do jet vertet interesant
Përgjigju -
Presim lajme te mira nga kjo mbledhje e neserme. Perfaqesimi nga ana jon qenka goxha i perzgjedhur jam e sigurt qe do shkoj mire
Përgjigju -
Sa te jet rama ai qe kryeson delegacionin do shkoj cdo gje mire. Shyqyr u hapen negociatat
Përgjigju -
Perfaqaim i denj ky nga ana jone. Me ramen ne krye asgje nuk mund te shkoj keq. Presim lajme te mira
Përgjigju-
Lajm i mire, z. Rama aq sa e ka penguar hapjen e negociatave, aq kembngules eshte treguar , i theu me batutat e nuses dhe dhenderit. Patjeter qe ne drejtimin e tij , vendi ka marre zhvillim ne urbanizimin e qyteteve dhe rruget por eshte antisocial, nuk pranon asgje per korupsionin qe eshte i shtrire kudo ne administrate, veshet e Tij punojne vetem ne dhenie dhe jo dhenie-marrje, nuk pranon asgje per inceneratoret dhe tenderat e rrugeve, nepotizem ne punesim, pensionisteve u hoqi 3.000 lekshin, fermereve po u vret jeten, ministra figurant te paafte , plazhet ne pisllek dhe pa hapsira publike per qytetaret, votat ja kemi dhene qe te rrit rogat dhe pensionet, ushtar i bindur i oligarkeve sepse ata diktojne ke duan n ne kete apo ate Ministri apo deputet apo ne nxjerrjen e nje VKM ne interes te tyre, . Por ku ta gjejme tjetrin me te mire se Rama. Jane provuar te gjithe. Rama me korupsion por i dha fytyre qyteteve dhe rrugeve. Kerkohet patjeter rotacioni ne pushtet, por ku eshte opozita, cila opozite, akoma me Berishen te shpresojme, nuk e provuam?!!! Shpresoj se si gjithemone zgjidhja do vij nga SHBA-ja.
-
Ja dhe mentaliteti shqiptar, "presim presim gjera te mira nga BE"... Mjaft me me presim, presim, ne fakt duhet te perveshim menget per detyrat qe do te na ngarkohen per te ardhur te standardet qe kerkohen per t'u bere pjese e BE.
-










Komente
Komento