Nesër Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Bruksel kryeson delegacionin prej 25 anëtarësh! Takimi zgjat 90 minuta (AXHENDA)

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Vendimi për mbajtjen paraditen e 19 korrikut të Konferencës Ndërqeveritare, që do të shënojë edhe çeljen e negociatave, u mor ditën e shtunë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi sot propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të martën procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ky vendim është përshëndetur edhe nga politika shqiptare dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pranishme në Kuvedin maqedonas dy ditë më parë e bëri të qartë që me miratimin e propozimit francez javën tjetër do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Von der Leyen i siguroi maqedonasit se gjuha e tyre do ruhet me 'fanatizëm', por kjo deklaratë solli reagimin e opozitës e cila e quajti presidenten e KE-së tradhtare.

Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian tashmë është i lirë, pas zgjidhjes së ngërçit që ishte krijuar nga vetoja bullgare. Bullagaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Franca doli me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por opozita i doli kundër duke zhvilluar në më shumë se dy jave protesta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda

Nesër do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri- Maqedoni e Veriut. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Edi Rama ka mbërritur në Bruksel. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, i cili ndihet në Bruksel, ka zbardhur axhendën ditës së nesërme.

Axhenda

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
 09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Von der Leyen
11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de la Loi 155, 1040 Bruxelles)
Tryeza e parë

Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë 
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme 
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE 
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë 
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë 
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik 
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT 

Tryeza e Dytë 
Z. Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim  
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm 
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë  
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë 
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE 
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ
 12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin
15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE 
 18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
            me Bashkimin Europian (Vendi: Hotel Sofitel)
20.00 – Nisja drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit
20.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit
20.45 – Fluturim drejt aeroportit të Tiranës (TC-ANA)
23.15 – Mbërritja në aeroportin e Rinasit

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokati: 18/07/2022 18:15

    Nuk ka dat akoma .lexoni kushtet e gjermanise

    Përgjigju
    • Mondi: 18/07/2022 21:43

      Ik ore plere antievropian

  • Mondi: 18/07/2022 16:32

    Respekte Kryeminister tn shyqyr m n fund do ikim qe ktu

    Përgjigju
  • Arben: 18/07/2022 15:53

    Ndersa mbledhja eshte teresisht e aspektit teknik dhe Shqiperia paguan nje kryenegociator per kete pune, egoizmi dhe deliri i madheshtise qe karakterizon Kryeministrin Rama tashme nuk perben me lajm. Por eshte standarti qe kryedallkauku ka vendosur tashme me qeverisjen e tij te pykave. Shqiperine nuk e futi Berisha ne NATO por shqiptaret puntore dhe te perkushtuar nder dekada. Ashtu si dhe integrimin as Berisha qe nisi procesin me pyetsorin dhe as Rama qe fryhet si kokosh maje plehut. Por shqiptaret dhe dashamiret tane ne BE dhe SHBA. Tu vije turp atyre qe jane perreth dhe nuk bejne asgje per ti treguar se sa idiot eshte dhe se te tilla egoizma jane te padenja ne nje shtet gjasme modern. Akoma me keq te mendosh qe formimi akademik dhe eksperienca jane zero ne fusha te tilla ne marredhenien me BE.

    Përgjigju
    • Sakt: 19/07/2022 02:50

      Analiz e shkurter dhe e sakte!

  • Realitet: 18/07/2022 14:46

    Vetëm Rama mund ta fus në BE shqiperine , po nuk e beri Rama vetëm nga 2080 mundemi ! Europa e di që një shqiperi në BE eshte një rruge per një vend te vogël që te bëhet vend i zhvilluar me sport , art , kulture, inchinieri, mjekesi, dhe fusha tjera pozitivisht!

    Përgjigju
  • Ergi: 18/07/2022 13:42

    Me ju ne krye te ketij takim Edi e sigurt qe do marrim lajme te mira neser

    Përgjigju
  • Leo: 18/07/2022 13:41

    Uroj qe te hapen sa me shpejt negociatat dhe mos te dalin me pengesa te pakuptimta

    Përgjigju
  • Geni: 18/07/2022 13:41

    Shpresoj qe nga takimi i neserm te marrim pergjigje pozitive

    Përgjigju
  • armendnasufi: 18/07/2022 13:35

    Respekte e bravo te qofte zoti rama qe ke arritur atu ku je sot

    Përgjigju
  • Grejd: 18/07/2022 12:53

    me shprese se nga ky takim do degjojme lajme pozitive per vendin tone e pse jo mos te hapen negociatat per tu ber pjes e BE

    Përgjigju
  • bledi: 18/07/2022 12:52

    me shprese qe te degjojme fjale te mira per vendin tone nga kjo konference

    Përgjigju
  • edi: 18/07/2022 12:51

    uroj te degjojme fjale te mira nga ky takim

    Përgjigju
  • Mondi: 18/07/2022 12:24

    Nje takim mjaft i rendesishem per Shqiperine ne Bruksel krenar per ty Z Rama qe po e perfaqeson shqiperine ne keto takime vete e vetem qe shteti shqiptar te behet sa me i njohur

    Përgjigju
  • Jorgo: 18/07/2022 12:21

    Urojme qe ky takim te shkoje sa me mire dhe te forcoje sa me shume lidhjet me shtetet e tjera

    Përgjigju
  • Silda: 18/07/2022 12:00

    Takim shume i rendesishem mezi presim ta shikojme dhe i uroj Z.Rama sa me shume suksese.

    Përgjigju
  • Monda: 18/07/2022 11:59

    Gjithmone Rama na perfaqeson ne menyren e tije me te mire shpresoj qe ky takim te shkoj mire.

    Përgjigju
  • Elena: 18/07/2022 11:58

    Nje takim shume i rendesishem shpresoj te marrim ndonje lajme sa me te mire.

    Përgjigju
  • Joni: 18/07/2022 11:54

    Nje perfaqesim teper dinjitoz per Shqiperine ne kete takim dhe jam i sigurt qe do marrim pergjigje pozitive nga BE

    Përgjigju
  • Bora: 18/07/2022 11:52

    Jemi shume optimist per takimin e neser dhe mezi po presim nje lajm te mire per shqiperine

    Përgjigju
  • Artur: 18/07/2022 11:50

    Shume suksese neser zoti Rama dhe na sill lajme pozitive

    Përgjigju
  • Colja: 18/07/2022 11:50

    Nje perfaqesim i denjt dhe si mos te kemi lajme pozitive per vendin sa te kemi z.kryeminister vetem te mira do shikojme

    Përgjigju
  • Ergys: 18/07/2022 11:50

    Do jete nje takim fantastik dhe jam i bindur qe do kete lajme pozitive

    Përgjigju
  • Zani: 18/07/2022 11:49

    Fal puneve te mira qe z.rama ka bere kemi shpresa se do te kemi lajm pozitiv per vendin

    Përgjigju
  • Irsi: 18/07/2022 11:49

    Shpresojme te jete lajme te mira ky takim

    Përgjigju
  • Enri: 18/07/2022 11:48

    Presim lajme shum te mira per vendin,shum suksese per neser z.rama

    Përgjigju
  • tani: 18/07/2022 11:47

    urime maqedoni se veriut qe ndoqi stradegjin qe franca i propozij ne na hap shume rrugen ky vendim pasi kjo ishte e vetmja arsyje qe ne na pengon per te hapur negocjatat per antarsim ne be ne objektivat qe be-ja na ka dhene i kemi realizuar me sukses dhe uroj qe ne te jemi antar sa me shpejt

    Përgjigju
  • tosi: 18/07/2022 11:45

    uroj qe ne ta na jepet mundesia per te qene antare e bashkimit europian dhe si fillim te hapim negocjatat besoj se kjo do te arrihet pasi dhe bullgaria e ka hequr veto qe ishte e vetmja gje qe ne na pengonte

    Përgjigju
  • Tako: 18/07/2022 11:44

    Presim lajme sa me te mira nga ky takim suksese diten e neserme zoti rama

    Përgjigju
  • Enzo: 18/07/2022 11:43

    Takimini neserm shpresoj qe te jet me lajme sa me te mira per dy popujt tane

    Përgjigju
  • Rea: 18/07/2022 11:42

    Do jet takim fantastik mezi presim ta degjojm neser cfare lajmesh do na sillni

    Përgjigju
  • Ledi: 18/07/2022 11:41

    Presim lajmet me te mira nga ju do jet takim fantastik

    Përgjigju
  • Erbi: 18/07/2022 11:40

    Ishalla po marim lajme pozitive nga ky takim sepse vertet e meritojme te jemi pjese e BE

    Përgjigju
  • Tani: 18/07/2022 11:38

    I uroj suksese zotit rama ne takimin e neserm ne bruksel dhe shpresojm te marim nje pergjigje sa me pozistive

    Përgjigju
  • titi: 18/07/2022 11:38

    uroj qe te kemi ndonje lajm te mir dhe qe ne te hapim negocjatat per antarsim ne bashkimin europian

    Përgjigju
  • Kevi: 18/07/2022 11:37

    Mezi po presim ta shohin kete takim pasi do jet vertet interesant

    Përgjigju
  • Zoi: 18/07/2022 11:36

    Presim lajme te mira nga kjo mbledhje e neserme. Perfaqesimi nga ana jon qenka goxha i perzgjedhur jam e sigurt qe do shkoj mire

    Përgjigju
  • Alfred: 18/07/2022 11:34

    Sa te jet rama ai qe kryeson delegacionin do shkoj cdo gje mire. Shyqyr u hapen negociatat

    Përgjigju
  • Beni: 18/07/2022 11:33

    Perfaqaim i denj ky nga ana jone. Me ramen ne krye asgje nuk mund te shkoj keq. Presim lajme te mira

    Përgjigju
    • Pali: 18/07/2022 16:57

      Lajm i mire, z. Rama aq sa e ka penguar hapjen e negociatave, aq kembngules eshte treguar , i theu me batutat e nuses dhe dhenderit. Patjeter qe ne drejtimin e tij , vendi ka marre zhvillim ne urbanizimin e qyteteve dhe rruget por eshte antisocial, nuk pranon asgje per korupsionin qe eshte i shtrire kudo ne administrate, veshet e Tij punojne vetem ne dhenie dhe jo dhenie-marrje, nuk pranon asgje per inceneratoret dhe tenderat e rrugeve, nepotizem ne punesim, pensionisteve u hoqi 3.000 lekshin, fermereve po u vret jeten, ministra figurant te paafte , plazhet ne pisllek dhe pa hapsira publike per qytetaret, votat ja kemi dhene qe te rrit rogat dhe pensionet, ushtar i bindur i oligarkeve sepse ata diktojne ke duan n ne kete apo ate Ministri apo deputet apo ne nxjerrjen e nje VKM ne interes te tyre, . Por ku ta gjejme tjetrin me te mire se Rama. Jane provuar te gjithe. Rama me korupsion por i dha fytyre qyteteve dhe rrugeve. Kerkohet patjeter rotacioni ne pushtet, por ku eshte opozita, cila opozite, akoma me Berishen te shpresojme, nuk e provuam?!!! Shpresoj se si gjithemone zgjidhja do vij nga SHBA-ja.

    • Taku: 18/07/2022 13:22

      Ja dhe mentaliteti shqiptar, "presim presim gjera te mira nga BE"... Mjaft me me presim, presim, ne fakt duhet te perveshim menget per detyrat qe do te na ngarkohen per te ardhur te standardet qe kerkohen per t'u bere pjese e BE.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar