Sot konstituohet Këshilli Bashkiak/ PD e Shkodrës protestë: Rama mos luaj me zjarrin! Dimë t'i dalim vetes për Zot

Sot konstituohet Këshilli Bashkiak/ PD e Shkodrës protestë: Rama mos luaj me zjarrin! Dimë t'i dalim vetes për Zot

SHKODËR-Ditën e sotme do të  konstituohet Këshilli Bashkiak të Shkodrës, i cili do të organizohet jo në Bashkinë e këtij qyteti, por në ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi".  Shkodra, një bastion i së djathës, i drejtuar së fundmi nga Voltana Ademi, është "kalaja" e fundit në drejtimin e PD-së, për të cilët këta të fundit duket se janë zotuar se nuk do ta lirojnë aq lehtë siç ka ndodhur në disa prej bashkive të tjera. Ata kanë paralajmëruar protesta, e ndërsa dega e Shkodrës e ka konsideruar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e universitetit, ku theksojnë se nuk do të lejojnë që atu ku 30 vite më parë u mboldhën të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, të vendoset një tjetër regjim. Për këtë arsye u bëjnë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestave.

"Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës. Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës", shkruan dega Shkodër. 

Konstituimi i Këshillit Bashkiak ishte planifikuar që të mbahej në datën 21 gusht, një ditë pasi i përfundon me ligj mandati i kryetares aktuale, Voltana Ademi. Por Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstitumit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri. Ky i fundit, rezultoi se kishte qenë i dënuar në Itali me burg për drogë në vitin 2003, por nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. PD-ja publikoi dokumentet që vërtetonin vendimin e autoriteteve italiane, teksa fshehjen e dënimit, kreu i qeverisë e ka konsideruar një akt të patolerueshëm dhe njoftoi se deri sa të zbardhet e vërteta ligjore, PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Me refuzimin e presidentit Meta për të dekretuar një datë zgjedhjesh të re vetëm për Bashkinë Shkodër, duke qenë se ai nuk njeh 30 qershorin, Shkodra do të vijojë që të drejtohet nga Voltana Ademi, por me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 19/08/2019 08:33

    Dakord pergjithesisht me komentin e "Bahri", por qe te majtet te meritojne te quhen "legena" duhen provuar ne administrimin e Shkodres.

    Përgjigju
  • shkodrani 2: 19/08/2019 08:16

    Dhunen e bejne disa kriminela jo se shkodranet jane gjith demokrat,po ka shum socialiste qe distancohen nga keto bandita,gjob vensa,qe e kane mbajtur shkodren nen presjon e terror tash 28 vjet qe dejtojne bashkine ,per faqe te zeze,ke shtu vepruan dhe me te nderuarin Bahri Boriçin nuk doshin ta lejoshin te futet me mandatit e kryetarit keto jane Banditat e PDse me drejtimin e Zef GJonit,Mark Molles e do kriminela dhe bark fate qe I shkojne mbrapa,qe gjith shkodranet e ndershem I njohin mire keto trima.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 19/08/2019 00:31

    SHKODRA asnjehere nuk I eshte dhene sociolizmit shterpe te ed Rames n q s Rama do ta beje me dhune SHKODRA do di ti pergjigjet ME ZGJUARSI DHUNES SE RAMA-LLESHIT- L H L

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 18/08/2019 19:41

    sic ka thene edhe prof.gurakeqi,qe jep mesim tekishkomiteti i partise,kombi shkodreq,duhet te ngrihet dhe te shpalle pavarsine e monitoruar nga knm(komisioni nderkombetar i monitoriit,me ne krye te ndritshmen shkodreqe voltana adem 400 volt.ma vone mund te bashkoheni me malin e zi.jam i sigurt qe ata nuk do refuzojne.

    Përgjigju
  • Bahri: 18/08/2019 19:06

    Jam nje qytetar Shkodran i baj thirrje qytetarve t mi t rrin n pun t vet se kto legena e majten 30 vjet qytetin e s ban kurgja...t shohim kto legenat tjer ça do bajn

    Përgjigju
  • Fdgh: 18/08/2019 18:33

    Rini urt o qyqare. O legenat e PD.

    Përgjigju
    • Lake: 18/08/2019 19:44

      Bo bo çbejne keta.E bejne kete se'e duan fort Shkodren,fjalori qe perdorin eshte banal,e bukura eshte qe flasin ne emer te qytetareve,po kur flasin ne emer te demokracise te vjen neveri.Si duket nuk jemi ne gjendje ti kuptojme keta tipa.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve