Rama: Në sitë të gjithë vetëdeklarimet e zyrtarëve! Kush gënjen do përjashtohet dhe ndiqet penalisht

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se çdo vetëdeklarim i kandidatëve për zgjedhje do të verifikohet dhe nëse ka rezultuar se kanë gënjyer do të përjashtohen dhe do të ndiqen penalisht. Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, i cili nuk deklaroi dënimin në Itali në 2003, kreu i qeverisë tha se verifikimi shtetëror do të nisë jo vetëm për kandidatët, por edhe politikanët dhe punonjësit e shtetit.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se ligji aktual nuk i lejon partitë të verifikojnë të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit, siç ishte rasti i Pjetrit i dënuar në vitin 2003. Për këtë arsye, Rama ka njoftuar se ky rast do të shërbejë për të ndryshuar ligjin, në mënyrë që të përcaktohen afatet e verifikimit shtetëror të kandidatëve.

"Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme! Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje! Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë. Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive", shkruan Rama. 

Pjetri hoqi dorë nga marrja e detyrës ditën e djeshme pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, e cila publikoi një dokument ku sipas tyre vërtetohej që ai ka qenë i dënuar në Itali në 2003 me burg për drogë. Në përgjigjen e tij, Pjetri tha se ajo ngjarje, kur ia ka qenë vetëm 20 vjeç,  është hequr nga konteksti dhe është shfrytëzuar për sulme politike. 

Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së tij, Këshilli Bashkiak do të konstituohet në datën 19 gusht, jo në 21 gusht siç ishte parashikuar. Kjo do të thotë se Shkodra do të vijojë të drejtohet nga Voltana Ademi, por me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/08/2019 16:19

    Z Rama nqs ju gjeni nje njeri te paster te ndershem dhe kuader te zoti ne gjirin e PS sic eshte z VALDRIN Pjetri atehere ju japin te drejte per ato qe thua ,por nuk keni dhe s'keni per te pasur nje te tille sepse populli shikon degjon se c'fare behet neper institucone dhe administrate Valdrini I ka shoket e rralle dhe do e kerkoni .Ai I bente ndere PS ku militonte edhe anetaret e PS krenoheshin me te .Po te Doni pyetni anetaret e PS te njesise Nr 11 dhe te tregojne se c'fare personaliteti ishte

    Përgjigju
  • Papi: 17/08/2019 12:35

    Po kush i ha keto mas pilafit more... Ne shqiperi fiton kandidaturen vetem kush jep me shume se te tjeret Normal qe pastaj dalin te gjithe te ketij zanati se vetem keta kane me shume se te tjeret pervec atyre qe i zgjedhin

    Përgjigju
  • Lexues: 16/08/2019 21:34

    Kete nuk e ben ti por e kerkon ligji

    Përgjigju
  • Votuesi: 16/08/2019 16:29

    Ramazono duhet te pushosh pak te keqen Si do ja bejm der ne 2021 duke nigju kto brockullat e tua

    Përgjigju
  • vjeshta: 16/08/2019 16:09

    ...atëhere, në administratë do të vijnë blegëtorë dhe muratorë.Në fakt, janë klasa më e ndershme e shoqërisë shqiptare!

    Përgjigju
  • Emi: 16/08/2019 15:47

    Tash 30 vjete ne shqipnin kurr ska fitu njiri nershum por kriminelet. Pra nuk ashte naj cudi e malle.

    Përgjigju
  • Daku: 16/08/2019 15:37

    Ky i shkreti 19 vjec ishte kur shiste e pinte droge...po ky i gjati po shkon 60 e vazhdon e pi si dreqi. Te pish nuk eshte krim ne fakt, por pozicioni i Kryeministrit e ka te ndaluar me ligj te konsumoj substanca narkotike. Atehere ti pse mund te genjesh gjith dynjan dhe te shkelesh ligjin cdo dite qe kalon dhe keta qe i zgjodhe ti nuk munden??? Provo te kunderten nese mundesh, bej testin e droges live para publikut. Ishalla del faqe bardh, ndryshe, jep doreheqjen, kerko falje popullit dhe vazhdo jeten tende...se burgun se perballon dot pa mall ti

    Përgjigju
  • YYY: 16/08/2019 15:09

    S'eshte pune ligjesh apo amendimesh ligjore. Mashtrimi, intriga, pabesia, tradhetia; tashme per politiken tek ne konsiderohen normale, bile aftesi. Do jete shume, po shume e veshtire te shpetoje ky popull nga gjithe rraca e politikaneve te degjeneruar qe na kane peshtyrosur cdo gje.

    Përgjigju
  • Mufka: 16/08/2019 15:01

    "Cfardo te besh kur je 19 vjec nuk e ben njeriun kriminel" Dmth kur merr jete njeriu kur je 19vjec nuk je kriminel?! A e di kryeministri yne qe fjala kriminel vjen nga fjala krim?? Dhe c'eshte me shqetsuese,eshte fakti qe kryeministri yne nuk e paska idene se cila eshte mosha kur te ze ligji. Dhe ne presim qe gjerat te rregullohen.

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/08/2019 14:00

    Ne shqipnin kush ashte i nershum ka mete per bukene e gojes ose ka marr rrugate neper bote. Vetum kriminel hajna drogagji kan marr postet e shtetite per 30 vjet.per ta jena ku jena sote te funite ne BE.

    Përgjigju
  • [email protected]: 16/08/2019 13:21

    Ta la Mimi dopio gjashten ne dore o Edi me Valdrinin. Po mire kaq i paafte je ti sa nuk mund ti verifikosh ... Ti verifikon Gazi i PD per 10 minuta cdo kanditate... Edi me duket se po pjerdh.. Si nga larte si nga poshte. Po mire kryeminister je i pari i vendit ... Plus sandrin e ke pase ushtarak, maksin po ashtu .. Se pyete pak per historikun e punes ne M.M per Valdrinin. Ta futi edhe skizofrenia Mimi plus etj

    Përgjigju
  • Tironci: 16/08/2019 13:19

    Zoti Rama sikur eshte vone si içik per keto mashtrues qe genjejne per içik pushtet.

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 16/08/2019 13:04

    Po pse more për çfarë i bënë gjithë administrata vetëdeklarimin ne 2015 thjesht në zbatim të ligjit... dmth nuk i ka verifikuar njeri... sala është si është po përshkrimin jua ka bërë perfekt... jeni FASADE

    Përgjigju
  • Shkodra: 16/08/2019 12:44

    Mashtove dhe le ne balte Shkodren pasi gjith menduam se do investosh sic bere me Vloren por prap fajin do ja lesh Voltanes dhe do lesh Shkodren ne harrese nga zgjedhja jote e gabuar Edo.

    Përgjigju
  • Njeriu i trotuarit: 16/08/2019 12:36

    Kujton ky me shoket e vet se nuk i dime ne cfare ka bere njeri e tjetri nder vite qofte jashte apo brenda kufijeve.

    Përgjigju
  • Diku: 16/08/2019 11:20

    E dhjeve o Edo nuk qenka kriminel po cfare na qenka sipas teje ky kodosh do ti besh te gjethe dele ti.kujton se populli eshte kafsh nuk merr vesh gje.po arreston njerez qe nuk paguajn dot dritat. Edhe ket mother fuc*er e drogagji e ngrite ne detyre. Po len shqiperin njerez intelektual gjdo dite mafiozat po i ben me pushtet. Besoj qe tani eshte koha ta lesh ate detyre bej pak pushim se dukesh i lodhur.

    Përgjigju
  • Besniku: 16/08/2019 11:19

    Po cfare ndryshimi ligjor o derbardhe. E propozoi PD vetingun ne politike por ke 2 vite qe e refuzon. Turp

    Përgjigju
  • Populli: 16/08/2019 10:56

    Valdrin Pjetri eshte shume here me i paster se te gjithe ju politikanet PSja ka humbur kuadrin me te afte qe ka pasur ndonjehere ne gjirin e saj O ka kriminel ne politiken shqiptareo sgjen ne asnje vend ,por dihet njerzit e mire nuk i do kush .Juve z Rama do keni kosto shume te madhe sepse po menjanoni kuadro te zot qe i benin nder PS juve zoti Rama rate pre e shantazheve te SHQUPIT dhe kjo nuk ju falet

    Përgjigju
    • Titi: 16/08/2019 14:15

      Nuk i haron dhelpra koqet e dashit!

    • Vlora: 16/08/2019 11:43

      Popull leshi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja