Nesër Konventa e LSI, Meta rikthehet me fjalim! Braimllari: Pikënisje për ridimensionimin e partisë! Ilir Meta domosdoshmëri për ndryshimin

Lëvizja Socialiste për Integrim mban të hënën Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën. Ky i fundit, do ta shfrytëzojë për një mesazh mbështetësve të tij.

Por më shumë sesa një takim mes anëtarëve të LSI, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari thotë se Konventa Kombëtare do të shërbejë si pikënisje për një ridimensionim të LSI.

“Duhet të ridimesionohet dhe të shtojë energjitë e saj, sepse ne tashmë kemi sfida të reja. Sot vendi përballet me shpopullim total, largimin e të rinjve e të rejave, me kosto të lartë të jetesës, paga të ulëta e mungesën e vëndeve të reja të punës. Pra, një forcë politike nuk mjafton vetëm t’i denoncojë, por duhet edhe të sjellim një alternativë sesi do t’i qaset opinionit publik, për të qenë altenativë qeverisëse nesër për ndryshimin. Në këtë kuadër, nevojitet një ridimensionim total”, tha Endrit Braimllari.

Rikthimi i Metës në opozitë, sipas Braimllarit është një domosdoshmëri për të bërë të mundur ndryshimin.

“Opozita ishte e tradhëtuar nga lidershipi i shkuar i Partisë Demokratike. Kontributi i zotit Meta do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëmpër ridimensionimin e rolit të opozitës, por mbi të gjitha do të jetë një nevojë e domosdoshmepër të sjellë ndryshimin në vend”, tha Braimllari.

Braimllari zbulon për Report Tv se LSI do të nisë një fushatë të asaj që e quan thithje të energjive të reja.

“LSI si forcë opozitare bën aleancë me qytetarët, me shoqërinë civile që është në luftë reale me keqqeverisjen. Cilido që është faktor politik a jo-politik që është kundër politikës së Edi Ramës dhe rilindjes patjetër që i ka dyert e hapura. Por cilido qoftë që mendon për interesat personale meskine nuk i shërben as LSI në vetvete dhe as vendit. Pra synojmë që LSI të jetë mekanizëmqë i shërben atyre për të ndryshuar vendin. Në këtë kuadër, kërkohen energji të reja, vizion i ri dhe një tjetër qasje politike”, tha Braimllari.

Konventa e LSI e nesërme e LSI do të jetë politike, dhe jo zgjedhore.  Fjalime do të mbajnë përvec Metës edhe figurat qëndrore të kësaj force politike. Pas saj, pritet që të zhbillohen zgjedhjet që do të ngjisin sërish në krye themeluesin e kësaj force politike, që sic Report Tv ka mësuar përmes burimeve Ilir Meta mund t’i ndryshojë edhe emrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baçi: 24/07/2022 16:31

    Ky e ka partin si lokal shpie. I her bohet ky menaxher iher gruaja. Hallall ja boft zoti. Shqipëria qebaptore esht

    Përgjigju
  • emri: 24/07/2022 15:27

    ktheju komandant ktheju, qe kur te te nxjerin NON-GRAT te e zhytesh dhe kete force politike plehre qe quhet LSI ... si Saliu PDne. keta duan te thithin energji (kupto lek) te rinj. epo me kete devolliun te mbushme e kane.

    Përgjigju
  • Marko: 24/07/2022 15:19

    Neser nje hajdut me damke ne LSI

    Përgjigju
  • Ben: 24/07/2022 14:58

    Ku e gjeni kete karafil?

    Përgjigju
  • rroku: 24/07/2022 14:24

    Sa i mencur eshte BRAHIMKARI.... Like floriri e ka gati dekorate NON GRATA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve