Nesër, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë festën e Kurban Bajramit, që festohet gjithnjë 2 muaj pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Besimtarët myslimanë, të vaksinua kundër COVID-19 i janë drejtuar tashmë Haxhit në Mekë, për të kryer ritin e përvitshëm për faljen e Kurban Bajramit, që edhe këtë vit do të festohet nën kufizime të shumta.
Vetëm 60 mijë besimtarë janë lejuar të vizitojnë Mekën këtë vit, në krahasim me numrin e jashtëzakonshëm të para pandemisë, ku në Arabinë Saudite mbërrinin mesatarisht 2.5 milionë besimtarë.
Këtë vit janë lejuar vetëm besimtarët e vaksinuar, mes moshave nga 18 deri në 65 vjeç dhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje kronike.
Xhamia e madhe në Mekë është dezinfektuar përpara mbërritjes së besimtarëve, ndërsa atyre që do të falin bajramin aty, do t’u mundësohet një byzylyk elektronik për t’i gjurmuar.
Kamerat termike në hyrjet e Xhamisë së Madhe kontrollojnë temperaturat e personave. Grupet e vogla të pelegrinëve që mbajnë maska që nga e Shtuna kanë filluar lutjen rreth Qabes, pas saj pelegrinët do të nisen drejt Luginës së Minës, 7 km në veri-lindje të Xhamisë së Madhe në Mekë, ku ata do ta kalojnë ditën me lutje para se të shkojnë në malin Arafat, ku Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 1000 të vdekur, masakra e pelegrinëve në Mekë për shkak të vapës, Egjipti akuzon agjencitë e udhëtimit
23 Qershor, 16:21
-
Mekë/ Qindra pelegrinë humbin jetën, temperaturat arrijnë 49 gradë
21 Qershor, 16:27
-
Mbi 900 pelegrinë të vdekur nga vapa gjatë Haxhit në Mekë
20 Qershor, 11:34
-
Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit! Shkak temperaturat e larta
19 Qershor, 10:00
-
Botë paralele shqiptare, por cila është ajo e vërteta?
10 Prill, 18:52
-
Lindur dhe rritur në Angli, 13-vjeçarja fal namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Çdo ‘Bajram’ vjen në atdhe
10 Prill, 12:29
-
Fitër Bajrami/ Pamjet me dron, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’
10 Prill, 09:29
-
VIDEO/Nga Shkupi në Mekë me biçikletë! Shqiptari udhëtim për rreth 2 muaj
1 Prill, 13:01
-
Tiranë, Parking falas në sheshin ‘Skëndërbej’ për besimtarët ditën e lutjes së Bajramit të Madh
30 Mars, 12:50
-
Haxh në Mekë, Ervin Qylafku flet për Report Tv: Janë mbi 800 besimtarë shqiptarë, pelegrinazhi këtë vit kushtoi 5800 euro
28 Qershor 2023, 20:03
-
Pamje madhështore! Mbi 2.5 mln besimtarë në Haxhin e Mekës, pelegrinazhi mbledh edhe qindra shqiptarë, kostoja 6 mijë $
28 Qershor 2023, 17:57
-
Bajram i përmallshëm për afganët në Shqipëri
28 Qershor 2023, 13:54