Nesër Kuvend, Balla: Deputetët 10 minuta kohë, seanca maratonë do të ndahet në tri pjesë, në fokus programi i qeverisë 'Rama 3'

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve  se çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion, ndërsa seanca maratonë do të ndahet në 3 pjesë. Në pjesën e parë do të prezantohet programi, më pas do të jetë debati dhe në fund votimi i cili do të jetë një si për ministrat e rinj dhe për programin qeverisës.

“Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me mbajtjen e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta”, tha Balla.

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku pritet prezantimi i programit politik dhe përbërjes së kabinetit qeveritar "Rama 3", e cila pritet të votohet në fund të seancës nga parlamenti.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Pasi mori përgjigjen nga SPAK dhe prokuroria e Përgjithshme se asnjë nga ministrat nuk janë në hetim, Presidenti Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama 3’ ditën e djeshme.


Lajmi kryesor:

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, Rama prezanton programin politik dhe qeverinë para ligjvënësve! Konferenca e Kryetarëve: Çdo deputet 10 minuta për të folur


/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë