Nesër (2 shtator) Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka mësuar se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.
Nesër po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet. Kuvendi i të shtunës, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.
Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës. Ish kryeministri Berisha sot foli për herë të parë hapur për negociata me Gazment Bardhin, me qëllim që deputetët e tij, të përjashtuar më parë, të strehohen sërish te grupi parlamentar. Ai tha se ka vendosur të mos krijojë grup të vetit parlamentar, ndryshe nga sa deklaroi disa javë më parë. Edhe vetë kreu i grupit të PD tha se mbështet mbledhjen e përbashkët mes të gjithë deputetëve.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
bardhi eshte kali i trojes se sali berishes ne pd.prandaj mos e pranoni kete njeri pa shtylle kurrizore
Përgjigju