Teksa në PD vijon dilema për grupin parlamentar, socialistët akuzojnë se opozita po kërkon të çojë zënkat e saj edhe në Kuvend. Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, e para për këtë sesion, deputeti socialist Toni Gogu thotë se PS do të bashkëpunojë vetëm me atë grup të PD që do Bashkimin Europian.
"Ne do vazhdojmë që të drejtojmë atë mandat që na kanë gëzuar shqiptarë. Me opozitën jemi kolegë, nuk jemi për pazare, ne zgjedhim bashkëpunëtore pune… Është bërë një punë sa i takon çeljes së kapitjeve që do të thotë që kuvendi është një vend ku do punohet me ritëm të përshpejtuara. Kushdo që nga koleget e opozitës mbështesin axhendën evropiane ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta", tha ai.
PD pritet ta nisë edhe këtë sesion të ri parlamentarë e ndarë në dy kampe. Sali Berisha foli për herë të parë hapur për negociata me Gazment Bardhin, me qëllim që deputetët e tij, të përjashtuar më parë, të strehohen sërish te grupi parlamentar. Ai tha se ka vendosur të mos krijojë grup të vetin parlamentar, ndryshe nga sa deklaroi disa javë më parë. Edhe vetë kreu i grupit të PD tha se mbështet mbledhjen e përbashkët mes të gjithë deputetëve.