Në këtë edicion të 6-të janë organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha kategoritë dhe moshat dhe pritet të marrin 2500 garues. Përgjegjës i Qarkullimit rrugor në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj teksa ishte i ftuar në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj dha informacionet e detajuara për çdo rrugë që bllokohet.
“Maratona nis me sheshin ‘Skënderbej’, do vijojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe më pas në ‘Bulevardin e ri’ të Tiranës. Më pas do të kthehen në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do marrin djathtas për në rrugën e ‘Durrësit’ për tu kthyer më pas në rrugën e ‘Kavajës’, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në bulevardin ‘Bajram Curri’, kalojnë tek ura e Gjykatës, kthehen në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, kalojnë përmes zonës së ‘ish Bllokut’ dhe shkojnë në drejtim të ‘ish Gardës’ dhe bëjnë një rreth të plotë te ‘parku i Liqenit’.
Më pas kthehen në sheshin ‘Nënë Tereza’, kalojnë te rruga ‘Gjergj Filipi’ për te rrethi i piceri Erës, kalojnë rrugën ‘Papa Gjon Pali’ pranë televizionit, marrin kthesë. Ka 2 pjesë maratona aty. Maratona 10 km vijon në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe del në bulevardin ‘Bajram Curri’ po në rrugën ‘e Elbasanit’, ku vazhdon rrugën ‘George Bush’, ‘Abdi Toptani’ dhe përsëri pranë bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’. Maratona ka 4 kategori, e plota 42 km, gjysmë maratona 21 km, 10 km dhe kategoria për persona paraplegjikë dhe ka më shumë karakter promovues se sportivë”, tha Vocaj.
Me qëllim mbarëvajtjen e maratonës Vocaj nuk kurseu këshillat për përdoruesit e automjeteve.
“Bllokimet e rrugëve nisin në 8:00 të mëngjesit deri në orën 16:00. Apeli për qytetarët është të mos përdorin automjetet nesër. Nëse duhet t’i përdorin patjetër, të gjejnë rrugë alternative për të mos ndaluar itinerarin e maratonës. Do jenë mbi 500 efektivë në terren për mbarëvajtjen e maratonës”, tha Vocaj.
Atmosfera festive nisi që në orët e para të së shtunës teksa kryeqyteti mikpriti “Fun Run” për nxënësit e shkollave dhe fituesit e tre vendeve të para morën shpërblim simbolik.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22