Nesër mbledh Këshillin Bashkiak të Kamzës, PD: Kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari

Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Rama për sa i përket konstituuimt të Këshillit bashkiak në Kamëz që sipas tij do të mblidhet ditën e nesërme për të ndarë detyrat.

Me anë të një deklarate për mediat Spaho ka thënë se Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës dhe prandaj urdhëron prefekten e Tiranës të mbledhë nesër Këshillin Bashkiak të Kamzës.

Më pas Spaho deklaron se Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari, pasi ka zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës.

Kujtojmë se Kreu i Bashkisë së Kamzës në ikje, Xhelal Mziu është një ndër më të ashprit për të mos liruar zyrën kryebashkiakut të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Rakip Suli.

Deklaratë e plotë e Edmond Spahos:

Padurimi i Edi Ramës për të kontrolluar çdo pushtet në vend dhe, nëpërmjet tij, të grabisë çdo pasuri të vendit, e ka shtyrë atë në thellimin e paligjshmërisë së 30 Qershorit, duke urdhëruar prefektin e Tiranës të uzurpojë kompetencat e pushtetit lokal në Bashkinë e Kamzës.

Këshilli Bashkiak i Kamzës ishte thirrur për konstituim në datën 14 Gusht nga Sekretari aktual i Këshillit, por, në shkelje flagrante të ligjit, Prefektja e Tiranës ka vendosur që e njëjta mbledhje të bëhet nesër, sepse Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës.

Ligji i pushtetit lokal ia jep këtë kompetencë sekretarit aktual, por, megjithëse ai e ka ushtruar atë rregullisht, duke thirrur konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës brenda afatit, përfaqësuesja e Edi Ramës ka vendosur të cënojë autonominë e pushtetit lokal dhe të uzurpojë kompetencën e sekretarit të këshillit bashkiak.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të paligjshëm të Prefektës së Tiranës, duke e konsideruar atë një ndërhyrje flagrante të qeverisë në ushtrimin e kompetencave të pushtetit lokal. Për këtë arsye, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari. Duke zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës, ajo ka shpërdoruar detyrën dhe duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Mbledhja e paligjshme e Këshillit Bashkiak të Kamzës është një rast më shumë që tregon se kryebashkiakët ilegjitimë të 30 Qershorit nuk do t’i shërbejnë interesit publik, nuk do të marrin vendime në interes të qytetarëve. Ata do të jenë vetëm disa kukulla të tjera në duart kriminale dhe hajdute të Edi Ramës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ertian: 07/08/2019 05:01

    Profe hiq dore nga luli se po te manipulon dhe Po behesh dordolec me keq se ai. Lule basha do shporet shum shpejt nga radhet e partise tone te dashur.

    Përgjigju
  • Xll: 06/08/2019 17:29

    O spaho bertit sa me shume ta degjoje luli se te le jashte liste per deputet

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/08/2019 16:13

    Haha Bufi Pulave Spaho.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë