Nesër mbledhja e parë e komisionit për 'Territoriale', Balla: Duhet organizimi më funksional rajonal! Ja kur mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale

TIRANË- Nesër në orën 12:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale. Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi më funksional rajonal, ndërsa kërkoi që opozita t’i përmbahet objektit. Në fjalën e tij para gazetarëve, Balla tha se të dyja palët bien dakord se ka ende shumë punë për të bërë, duke shtuar se megjithatë ka një diferencë të madhe që nga koha kur është miratuar në 2014.

‘Shpresoj që opozita ti përmbahet atij objektit. Të bëjë një hulumtim të ecurisë së deritanishme të reformës së miratuar në 2014. Biem dakord që janë shumë punë për tu bërë dhe për tu vlerësuar dhe për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm, se ai aktual i qarqeve por edhe për të parë eksperiencat e deritanishme që qeveria ka qenë pararojë implementimit të një qasje rajonale. Jemi 8 vite pas miratimit të Kuvendit të Shqipërisë të Reformës Territoriale, kemi një përmirësim të shërbimeve publike, interesi ynë duhet të jetë shërbime më të mira tek komunitetit. E vërteta është se ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Duhet ta shohim si një detyrë ndaj qytetarëve. A janë përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. A është zvogëluar numri i të punësuarve. Vlerësimi im është që qarqet kanë humbur disi peshën e tyre. Të gjemë një mënyrë që të shkojmë drejt një organizmi më funksional rajonal. Ka dëshmuar se janë modele të suksesshme të mirë organizimit dhe funksionimit të punës. Besoj se mund të jetë dhe kjo një argument.’- tha Balla.

Balla tha se komisioni për reformën zgjedhore do të jetë vështirë të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që sipas një përllogaritjeje, ai thotë se mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj 2023.

 ‘Duhet një punë konkrete për të parë forma të reja të organizimit, ka një rekomandim që gjithmonë çështjet që lidhen me reformat duhet miratuar një vit përpara për të pasur kohë dhe besoj që në rastin e reformës territoriale Komisioni të marrë kohën e duhur. Besoj do të jetë e nevojshme një zgjatje e mandatet dhe duhet të biem dakord në kohë që kjo zgjatje të bëhet. Konsiderimi apo anulimi i pikës dy të nenit që ka të bëjë me ndarjen e mandatit e ka bërë të pazbatueshëm të gjithë nenin  e ndarjes së mandateve. Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15-prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm duhen mbajtur zgjedhjet e ardhshme’, tha ai.

Parimisht, Balla u shpreh kundër idesë së artikuluar në vazhdimësi nga opozita, për shtim të bashkive, duke thënë se edhe ato aktualet, janë më shumë se nevojiten.

Nesër në orën 11:00 pritet që Taulant Balla do të mbledhë anëtarët e PS-së të Komisionit për t’i orientuar në lidhje me punën. Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 

Komisioni për Reformën Territoriale
PS

1.     Anila Denaj (bashkëkyetare)
2.     Baftjar Zeqo (anëtar)
3.     Lavdërim Krashi (anëtar)
4.     Fadil Nasufi (anëtar)
5.     Anila Denaj (anëtar)
6.     Eduart Ndreca (anëtar)
7.     Anduel Tahiraj (anëtar)
8.     Ilir Pendavinji (anëtar)
9.     Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD
1.     Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
2.     Zef Hila (anëtar)
3.     Andia Ulliri (anëtar)
4.     Xhelal Mziu (anëtar)
5.     Orjola Pampuri (anëtar)
6.     Saimir Korreshi (anetar)
7.     Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
8.     Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
9.      Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari