Nesër (e shtunë 8 gusht) në stadiumin 'Optus' në Perth të Australisë do të zhvillohet miqësorja mes Juventusit dhe Interit, duke nisur nga ora 13:00 me kohën në Shqipëri. 'Zonja e Vjetër' vjen nga fitorja 0-1 e dy ditëve më parë kundër Chelseat, ndërsa Interi nga barazimi 1-1 në derbin miqësor kundër Milanit po në Perth.
Në prag të ndeshjes për mediet folën dy trajnerët, Luciano Spalletti dhe Cristian Chivu.
Spalletti tha se Yildiz do të marrë më shumë minuta se në ndeshjen e fundit të fituar me supergolin e Edon Zhegrovës, edhe ky i futur nga stoli.
"Yildiz? Ai do të luajë më shumë sesa luajti kundër Chelseat. Qëllimi është t'i japim 30 minuta loje, ose pothuajse një pjesë. Interi është një ekip shumë i fortë, ne do të duhet të luajmë si ekip në çdo minutë.
Alessandro Circati i Parmës? Mendoj se është premtues, kështu që mund të jetë interesant për shumë klube. Por tani për tani po planifikojmë të bëjmë disa gjëra të përcaktuara mirë. Skuadra jonë është shumë e fortë për momentin. Nuk mendoj se na mungon një sulmues me 20 gola në sezon, kemi nënshkruar me lojtarë që, së bashku, mund ta arrijnë atë kuotë golash.
Europa League? Liga e Evropës është më sfiduese se Champions League. Nuk kemi një qendërsulmues fizik, por do ta kompensojmë këtë me ndihmën e të gjithëve. Alajbegoviç mund të shënojë gola dhe duam ta ndihmojmë Kolo Muanin me shifrat e tij. Jemi rehat me këtë tani", tha mes të tjerash Spalletti.
Nga ana tjetër, Cristian Chivu foli për ndërhyrjet në merkato dhe për afrimin e elementëve që do rrisnin cilësinë në ekipin e tij.
"Jemi të qetë, të vetëdijshëm për cilësinë e skuadrës. Duhet ta rrisim nivelin, me lojtarë që dinë të punojnë në një grup të bashkuar dhe që kanë arritur gjëra të mëdha për të mbushur boshllëqet. Nuk ka afat kohor, sepse tregu i transferimeve është i gjatë dhe kërkon durim.
Spalletti? Të dy kemi shqetësim përgatitjet me ekipin. Nesër besoj do kemi pak kohë për t'u përshëndetur dhe për të folur", tregoi Chivu.









Komente
Komento