Këtë të mërkurë në orën 13:00 në Perth të Australisë, Milani dhe Interi do të zhvillojnë një miqësore luksi, me stadiumin 'Optus' që pritet të ketë 65 mijë tifozë në shkallët e tij.
Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore me një domethënie të veçantë, e cila zhvillohet vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të legjendës kuqezi, Franco Baresi. Milani do të zbresë në fushë edhe për t'i bërë homazh ikonës së klubit, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit në Milano, gjatë ceremonisë mortore të mbajtur në Bazilikën e Shën Ambrozit, në praninë e mijëra tifozëve.
Për Ruben Amorim, kjo do të jetë përballja e parë në 'Derbin e Madoninës' si trajner i Milanit. Kuqezinjtë vijnë pas barazimit ndaj Celtic në miqësore dhe mund të shohin debutimin e blerjes së re, Goncalo Ramos. Ndërkohë, Mike Maignan dhe Adrien Rabiot mungojnë ende, pasi janë në pushime pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026.
Nga ana tjetër, Interi synon të vazhdojë paraqitjet pozitive pas ndeshjes kundër Manchester Cityt në Hong Kong. Trajneri Cristian Chivu është i përqendruar kryesisht te përgatitja fizike e skuadrës përpara nisjes së sezonit zyrtar.
Zikaltrit, që vijnë pas fitimit të dy trofeve, Serie A dhe Kupës së Italisë, në sezonin e parë të Chivut në stol, do të jenë ende pa Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, të cilët janë rikthyer vonë pas angazhimeve në Kupën e Botës.
Formacionet zyrtare:
MILAN (3-4-2-1): Torriani; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Chukwueze, Fofana, Musah, Bartesaghi; Loftus-Cheek, Cisse; Camarda. Trajner: Ruben Amorim
INTER (3-5-2): J. Martinez; Pavard, Bisseck, Bastoni; Diouf, Barella, Stankovic, Zielinski, Dimarco; Pio Esposito, Iddrissou. Trajner: Cristian Chivu
Milan - Inter, formacionet zyrtare








Komente
Komento