Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen

Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen

Foto ilustruese

Durrës- Pas pezullimit të lundrimeve në Vlorë për shkak të motit të keq, masat vijnë edhe për portin e Durrësit.

Sot do të nisen tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës, por ditën e nesërme, 23 mars, do të ketë një pezullim lundrimi për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë.

Njoftimi u bë sot (22 mars) nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, ku përfshihet edhe Porti i Vlorës dhe Sarandës. Për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit lundrimi normal do kthehet vetëm në datën 25 mars.

Pezullimi nis nga ora 06:00 e mëngjesit të nesërme dhe Kapiteneria njofton që të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese të jenë në gatishmëri dhe të shmangin ndonjë ngjarje, duke i siguruar ato.

Tragetet në Vlorë do të nisin lundrimin vetëm pas orës 22:00 të datës 24 mars, pra rreth dy ditë pezullim. Linja Durrës-Ankona do operojë normalisht, ashtu sikurse Korfuz-Sarandë. Por Durrës-Bari-Durrës ditën e nesërme pezullohet dhe rikthehet të hënën.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

"Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 23-25.03.2025 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

-NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.

-TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

-Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, do të anulohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

-Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.

-Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.

-Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.

-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit të linjës 'Vlorë - Brindisi – Vlorë' në datat 23 dhe 24 mars

Autoriteti Portual i Vlorës ka bërë me dije këtë të shtunë e për shkak të motit të keq, do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit nga data 23 mars në 25 mars.

Po ashtu, është ndaluar lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24 mars.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 23-25.03.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 17:55

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?



×

Lajmi i fundit

Trump do të vendosë tarifë doganore 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

Trump do të vendosë tarifë doganore 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës