-
Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare! Pas pezullimit të lundrimeve në Vlorë për shkak të motit të keq, masat vijnë edhe për portin e Durrësit. Sot do të nisen tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës, por ditën e nesërme do të ketë një pezullim lundrimi për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë
22 Mars, 18:48 -
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit të linjës 'Vlorë - Brindisi – Vlorë' në datat 23 dhe 24 mars
Autoriteti Portual i Vlorës ka bërë me dije këtë të shtunë e për shkak të motit të keq, do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit nga data 23 mars në 25 mars.
22 Mars, 16:22 -
Udhëtarja pëson abort spontan në tragetin e linjës Durrës-Bari, transportohet me rimorkiator nga rada dhe dërgohet me ambulancë në spital (VIDEO)
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, dy orë pasi “Af Marina” ishte nisur nga porti, Kapiteneria njoftoi kthimin e tragetit në Radë dhe angazhimin e rimorkiatorit “Joni” për transportin e saj deri në port. Niset me urgjencë drejt spitalit me ambulancën e Autoritetit Portual në orën 18:05
6 Janar, 17:49 -
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
Nga Kapiteneria njoftohet se trageti Durrës-Bari është nisur mëngjesin e sotëm, siç ishte parashikuar, pasi ka pasur përmirësim të motit dhe qetësim të forcës së dallgëve në Adriatik. Edhe trageti i Barit do mbërrijë me vonesë, për të njëjtin shkak
4 Tetor 2024, 08:26 -
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari
Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme, 3 Tetor 2024, nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit (Itali) vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, 4 Tetor
3 Tetor 2024, 21:49