Këtë të dielë do të bëhet ndërrimi i orës, pasi akrepat e saj do të shkojnë 60 minuta përpara, ashtu siç ndodh gjithmonë në të dielën e fundit të marsit. Ndërrimi i orës do të bëhet në orën 02:00 të kësaj të diele, që do të thotë se duke filluar nga dita e nesërme ne do të zgjohemi plot një orë më herët për aktivitete të përditshme.
Ne do të jetojmë me këtë orë për shtatë muaj, teksa ajo do të rikthehet përsëri ashtu siç ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit 2018. Ndryshimi i orës jep mundësi që të shfrytëzohet shumë më mirë dita, pasi ajo do të jetë më e gjatë në krahasim me atë që është tani sipas orës dimërore. Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.
Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.