TIRANË- Në mbledhjen e sotme të qeverisë të thirrur për herë të parë për masat ndaj koronavirusit, janë prezantuar disa masa shtesë për parandalimin e tij, pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri.
Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se do të mbyllen shkollat deri për dy javë, do të anulohen fluturimet drejt veriut të Italisë deri në datë 3 prill, si dhe do të akordohet një fond shtesë prej 400 milionë lekë Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar situatën lidhur me koronavirusin. Rama bëri me dije se do të kërkohet edhe anulimi i të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje.
Gjithashtu personat të cilët hyjnë në Shqipëri nga zona e kuqe janë të detyruar që të vetëkarantinohet, në të kundërtën, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në rast se do të shkelet ky urdhër parashikohen edhe masa administrative.
Ministria e Shëndetëisë ka ndaluar vizitat e familjarëve të pacientëve në spitale si dhe eksportin e barnave dhe mjeteve spitalore.
Në orët e para të ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se babë e bir kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për dy raste të importuara nga Fierence, të cilët kanë ardhur në Shqipëri përmes pikës Kufitare të Hanit të Hotit. 28-vjeçari ka hyrë në Shqipëri në datën 26 shkurt dhe ka infektuar edhe babanë e tij. Ministria e Shëndetësisë theksoi se janë marrë monstrat e të gjithë kontakteve të dy rasteve të prekur me koronavirus ndërsa shtoi se është bërë edhe izolimi i tyre, deri në verifikimin e plotë.
Babë e bir, të identifikuar me inicialet V.K. dhe P.K. janë tek urgjenca e Infektivit në Tiranë. Ndërkohë që sot, ky ambient i spitalit është dezinfektuar, pamjet të cilat i sjell dhe Report Tv.
VIDEO/Mbledhja e plotë e qeverisë për Koronavirusin
Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se përveç punës së autoriteteve, më e rëndësishmja në këtë situatë është marrja e masave individuale dhe kujdesi për të afërmit dhe shoqërinë në përgjithësi. Rama i bëri apel të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen. Shefi i mazhorancës tha se duhet shmangur kontakti i drejtpërdrejtë i prekjes me duar mes njerëzve, ndërsa bëri apel që në çdo rast, pas çdo kontakti të lahen duart me sapun për 20 sekonda.
"Kjo epidemi ka një specifikë të posaçme në kohën që është rezultat i ndërlidhjes shumë më të fortë mes vendeve, mes njerëzve, përmes botës së informimit. Vetëm 10 vjet më parë një epidemi tjetër ka marrë gjysmë milioni njerëz në glob, dhe siç të gjithë e dini, nuk kemi pasur në nivel jo global një situatë alarmi të tillë. Alarmi vjen edhe si pasojë e faktit që çdo gjë që ndodh në një cep të globit menjëherë shfaqet në të gjitha ekranet në çdo vend të globit. Teshtin dikush në anën tjetër të botës dhe dëgjohet teshtima në anën tjetër të botës. Kjo rrit fluksin e informacionit. Gjithë kjo hije e madhe kërcënuese për psikologjinë tonë përballohet me disa masa që janë fare të thjeshta: Kufizimi i kontakteve fizike. Ky virus nuk merret nga ajri por nga kontakti fizik. Dhe larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim. Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t'i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t'u vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk çon asgjëkundi. Murtaja e shekullit të 15 përfshiu globin dhe fshiu nga faqja e dheut miliona njerëz, dhe nuk kishte as avion, as tren, as autobus, as makinë. Të vetëkarantinohemi, dhe këtë po bën gjithë bota. Kush del nga një zonë e kuqe, duhet të vetëkarantinohet për të mirën e tij, të familjarëve dhe të tjerëve. Dhe të mbajë kontakt me autoritetin përkatës shëndetësor", tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se në të gjitha spitalet do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore. Më parë vizitat ishin me orare, ndërsa tashmë janë ndaluar.
Qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit të barnave mjekësore dhe mjeteve spitalore si dhe ndalimin e vizitave të familjarëve në spital.
"Kemi vendosur ndalimin e eksportit të barnave dhe mjeteve spitalore deri në urdhër të dytë. Në ambientet e infektivit ndalohet hyrja e familjarëve dhe shoqëruesve me përjahtim të rasteve kur urdhri vjen nga drejtoria spitalore". u shpreh Manastirliu.
Referuar faktit që të prekurit me koronavirus e përhapën atë nga rrugë tokësore, me makinë personale nga Firence në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama tha se nuk është vendi për përshkallëzime ekstreme të mbylljes së kufijve.
"Të gjitha thirrjet për përshkallëzime ekstreme nuk burojnë nga protokolli zyrtar i OBSH-së, por nga ndenja e natyrshme e pasigurisë që nuk duhet lejuar të kthehet në panik. Kjo është A-ja. Çdo gjë sipas planit të konsultuar dhe të vënë në tryezën e shtetit mbi bazën e protokollit të OBSH-së", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të qeverisë pas prekjes së dy personave nga koronavirusi në vendin tonë, përsëriti disa herë apelin
"Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut nuk ka këtu asnjë dallim shtrese, moshe e kështu me radhë, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku ky virus prek më rrezikshëm, kush janë hallkat e dobëta, dhe si të gjithë së bashku të bëjmë të ruajmë njëri-tjetrin dhe të dalim edhe nga kjo situatë me vetëpërmbajtje dhe një angazhim ku secili bën punën e vet. I takon qeverisë të udhëheqë këtë proces dhe ne jemi të vetëdijshëm, por i takon secilit të bëjë edhe pjesën e vet. Janë disa këshilla shumë të thjeshta, që duhen ndjekur, që nga shmangia e kontakteve të afërta kur janë të evitueshme, tek dezinfektimi i duarve, larja e shpeshtë e duarve pas kontaktit, tek vetëkarantinimi në rast se vjen nga një zonë që është prekur, dhe tek vendosja e një filtri individual në raport me informacionin. Asnjë panik, asnjë ekzagjerim në emocione negative. Kujdes, qetësi, vetëpërmbajtje. Nuk është një virus që po të zuri të mori jetën. Është një virus që ka karakteristikën e të panjohur, por referuar statistikave është një situatë e vështirë për shkak të panjohurës, por jo një situatë ku po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit. Duhet ta ndjekim me shumë qetësi", u shpreh kryeministri Edi Rama.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se djali i prekur me koronavirus që infektoi edhe babanë ka ardhur në Shqipëri që në datë 26 shkurt.
"Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave", u shpreh Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama tha se është shtuar një fond prej 400 milionë lekësh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë që do të shkojë për sistemin shëndetësor për përballimin e situatës së koronavirusit në vendin tonë, dhe për të mos pasur mangësi veçanërisht në mjetet bazike të parandalimit dhe mbrojtjes.
"Dua ta theksoj qartë se për të gjitha masat jemi në konsultim me OBSH-në. Në këtë situatë, si në çdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi zyrtar të certifikuar si dhe zbatimi në nivelin individual i orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe të tjerët në një situatë të tillë.
Kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës, edhe financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh sipas kërkesave të bëra nga Ministria e Shëndetësisë. Është në dispozicion për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze në sistemin shëndetësor. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t'u vënë me nënvizim është se e gjitha struktura e personelit shëndetësor që është parashikuar për t'u futur hap pas hapi në dispozicion është e mirë organizuar, e mirë informuar dhe e mirë angazhuar", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se duhet të vetëkarantinohen të gjithë ata që vijnë nga zonat e kuqe ndërsa shtoi se për personat që e shkelin këtë rregull parashikohet edhe masë administrative.
"Duhet vetëkanrantimimi i personave që vijnë nga zonat e kuqe, Vetëkarantimi gjendet edhe në ligjin tonë aktual të Republikës së Shqipërisë. Shoqërohet me masë administrative për thyerjen e këtij rregulli. Çdo individ duhet të kuptojë se ka një rol në këtë përballje. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe. Pas rasteve të konfirmuara mjediset e përgatitur më parë për karantinë janë në dispozicion. Dhomat e izolimit janë funksionale dhe është punuar për stokun e materialeve. Ata që kanë të afërm në spital duhet të kufizojnë vizitat dhe të lehtësojnë punën e personelit dhe punën tonë të përbashkët. Dua të theksoj se spitalet dhe ekipet mjekësore janë përcaktuar dhe dihen nga ata që do të përfshihen në proces. Është një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëze. Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pezullohen deri më 3 prill të gjitha fluturimet dhe udhëtimet detare nga Shqipëria për në Veriun e Italisë, të prekur nga koronavirusi. Po ashtu mbyllen të gjitha institucionet e arsimit në Shqipëri, për dy javë. Kjo masë tha Rama do të jetë deri në një plan të dytë në vijimësi të situatës.
"Masat e sotme që ka ardhur momente, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe detare deri më datë 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, dhe pastaj vlerësimi në proces. Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë mbyllje të kufijve, pasi sipas OBSH për të mbyllur kufinjtë duhet të jesh në disa kushte specifike të cilat Shqipëria nuk i ka.
"Ka pasur shumë shenja të panikut, dikur nga rastet e tjera përmes forumesh të pacertifikuara komunikimi. i Vetmi burim që duhet ndjekur është ai zyrtar. Eksperienca që ne e kemi ndjekur herë pas here edhe në bazë të qarkoreve që jepen nga OBSH tregon se në të gjithë ato vende ku ka prevaluar vetëpërmbajtja ka pasur më shumë sukses. OBSH kundërshton mbylljen e kufijve. Është thënë nga burime të pacertefikuara se duheshin mbyllur kufinjtë. Si tregojnë eksperiencat e të gjitja vendeve mbyllja e kufijve është masë shumë drastike e lidhur me të dhëna specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë", u shpreh Rama.
Nga mesnata kur në Shqipëri u konstatuan dy të infektuarit e parë në me koronavirus, kryeministri Edi Rama tha se ka hyrë në fuqi dhe në zbatim plani i hartuar sipas protokollit të OBSH-së, që vendi ynë kishte në gjendje gatishmërie si skenar. Kreu i qeverisë tha se është koha për qetësi dhe për të mos përhapur panik, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve t'i referohen informacioneve nga burimet zyrtare dhe të respektojnë masat parandaluese të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ky plan që hyn në fuqi konstiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e përhapjes; Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.
"Ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë dhe që është këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor përsa i takon individëve. Dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Që nga mesnata e mbrëmshme ne kemi përgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga komiteti teknik i ekspertëve. Në ka një gjë që bëhet gjithnjë e më qartë dhe që këmbëngul gjithnjë e më shumë OBSH është se receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe të gjitha llojet e aventurave të natyrës individuale. Në këtë situatë ilaçi më efektiv është qetësia dhe forca e arsyes për të mos e lënë veten dhe rrethin e afërt të familjarëve, miqve të bien në kthetrat e panikut. Kjo është një kohë për t'u informuar prj burimeve zyrtare për të zbatuar sa më korrektësisht informacionet zyrtare, masat që secili individualisht duhet të marrë, të thjeshta në dukje por shumë efikase dhe të këshilluara në mënyrë të vazhdueshme nga OBSH. Komunikimi me urgjencën kombëtare në çdo rast kur cilido konstaton shfaqje të simptomave. Strukturat tona janë përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe janë në gatishmëri për t'u vendosur në pozicionet e caktuara. Sot që flasim kërkon një përshkallëzim të parë masazh bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së", tha kryeministri Edi Rama.
2 të prekur nga koronavirusi/ Rama: 28 vjeçari, infektoi edhe babanë
"Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavisur. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur", u shpreh Rama.
Budalla me pushtet eshte por i doli parashikimi per Trump. E ka thene qe po te behet Trump President do behet hataja.Bravo Edi je 1sh.Si i pafytyre qe je po lane duart me fjalimin e personit qe nuk e perfille o idiot kryeminister.Mos peshtyj lart se te bjen ne fytyre.
PërgjigjuKriminel,kto masa duheshin marr para dy javesh jo tani qe te kerceu muti ne fyt...nuk meritoni te jeni me ne krye te vendit mor plera....tani u kujtove te kujdesemi per pleqt?Te vraft zoti ty e cfar ke pran se populli ngelet ne dor te zotit me shendetsin qe kemi neve.
PërgjigjuNuk e ka fajin qeveria per virusin. Asnje shtet se parandalon dot ose ta ndaloje. Kushtet tona keto jane.
Ja dhe iliri nuk e shperndan dot parlamentin ne date 15.
PërgjigjuFuti n burg t gjithe e meritojne futu dhe vete pastaj se derrin do hash
PërgjigjuTregoni popullit sa shtreter la ne infektive ne terapi intensive dhe reanimacion.Sa aparatura keni ne dispozicion per oksigjen.Sa veshje speciale per mjek dhe infermier.A eshte gati Shqiperia per mijera te infektuar qe kalojn ne polmoni dhe duhet izolim dhe frymarrje artificiale.Sa spitale infektiv ka vendi.Miliona euro investim per perballim epidemie ne spitale.Shpjegoni popullit zgjidhjet qe mos ket panik.Gjitha linjat me italine te pezullohen dhe kompanite te detyrohen te kthejn lekt e biletave.Eshte krim qeveritar qe vetem sot behet mbledhje qeverie.
PërgjigjuE kan shpjegu,kan gjithsej 130 vende terepi intensive tek publiku,dhe 20 tek privati,ne gjith Shqiperine,por mund te blejne edhe aparatura te tjera per frymemarrje artifigiale,por soecialistet nuk mund tj blene,dikush duhet ti beje te funksionojne ato aparatura.Shtretrit ne infektiv nuk besoj se eshte problem,mund ti krijojne,por ajo qe fut frike eshte sa specialiste ka ne fispozicijn ne shqiperi,dhe çfare masash jane marre qe keta specialiste te mos infektohen.Une para dy javesh lezova ketu qe M e Shend. Kish blere gati 2 milion maska kirurgjike,doreza,e kemisha.por duhen maska te tjera,ato me filter edhe per virus e bakteti per personeli mjekesor.Nuk mund te lejohet absolutisht te infektohen mjeket ne Shqiperi.
Ke shume te drejte... Disa miq te mi u semuren NE dhjetor me infeksion en rruget efrymemarrjes dhe me temperature 40.... dhe pas 1 jave qetesi virusi u rikthye perseri..por sot jane ok me cdo gje...pse panikoseni....mos u panikosni o popull.. RUANI QETESINE>>>ZBATONI RREGULLAT>>>
PërgjigjuNuk ka folje panikohem ne shqip, eshte e importuar nga Jorgot . Në shqip perdoret shprehja “Jam në panik” nuk ka folje panikohem!
Ta keme pak menhane Virusin."PSE PANIKOHENI,MOS U PANIKOSNI"?????????????,SHQIP E KE TE VESHTIRE?
Po vjen koha me rrethu kufinin me tela si ne koh te PPSH.
PërgjigjuSa mirë do ishte do ringriheje shteti! Do dilte maçi dhe do zhdukeshine minjete
Atehere skishte epidemi ose viruse te tilla.
nese ai ka qe ne daten 26 shkurt, pergatituni per epidemi, 2 jave qe virusi qarkullon i lire jane shume
PërgjigjuJu lutemi a eshte e mundur ta dime se nga cili qytet eshte i infektuari? Dhe a eshte e mundur te merren masa drastike per keto te papergjegjshem? Qe ai qe do te beje ne koken e tij te mendohet shume mire perpara se te veproje? Duhen masa si Kina. Vete Europa mendon se duhet te veprojme si kineset per parnadalimin.
PërgjigjuPo cfare flet o njeri. Nga ta kuptoje ai qe eshte infektuar. Simptomat mund te shfaqen pas 10 ditesh si nje grip i zakonshem, nderkohe qe gjate gjithe asaj periudhe eshte takuar me njerez
Asnje vote me ketij sharlatani qe nuk mbyll kufijte
Përgjigjurrofte ppsh e shquit
Nuk ka shku te takonte ramen ky ti jepte virusin hahahahaha
PërgjigjuDilni tani blini rroba të reja dhe këpucë dhe përshëndesni drapërin me buzëqeshje e buqeta me lule!
PërgjigjuIk ore fshatar
Draperin dhe cekanin?
Duhen marr masa te menjehershme per ndalimin e qarkullimit te njerzve nga dhe per Itali.Shqiperia nuk i ka kapacitetet per te perballuar epidemi pasi shendetsia jone nuk ka mjetet e nevojshme.Rastet e renda kan nevoj per mijera aparate frymarrje e salla reanimacioni e spitalet shqiptare nuk kan as doreza.Duhet fond emergjence per blerje aparaturash dhe zone kuarantene ne gjitha spitalet.Mos e nenvlersoni sepse po arriti epidemia atje shqiptari ngordh si minjt per shtet qe kemi.Investoni menjeher gjitha financat ne spitale e aspiratore ne reanimacione dhe terapi intensive.Kujdes dhe revoltat ne burgje sic kan plas ne Itali.
PërgjigjuPerse kerkohet te krijohet zon e kuqe ne shqiperi kur deri tani nuk ka asnje te prekur sipas te dhenave qe jepni. E para duhet te paisni mjeket infermieret te gjith sherbimin sanitar me maska e doreza qe cdo kush qe ben vizita ne spitale e ne qendrat shendetsore te mos infektoi mjeket. E dyta te fusni ne karantin te gjith personat qe vijn nga jasht sidomos nga Italia sepse kjo ka ndodhur dhe ne Italia jan semurur mjek e infermiere sepse nuk kan zbatuar rregullat. Esht e kot te matet temperatura neper hyrjet e aeroportet e tragetet kur semundja shfaqet dy jav me pas vertet ne Itali esht vendosur zon e kuqe por te gjith levizin lirisht brenda kesaj zone. Meta mos e kthej kete situate ne perfitim te interesave vetiake apo partiake boll me vjedhje te popullit te mjer qe ka familje qe skan buk te han, po le te dhurojn rrogen e tyre per te paisur familjet ne nevoj me ushqime
PërgjigjuKe shume te drejte... Disa miq te mi u semuren en dhjetor me infeksion en rruget efrymemarrjes dhe me temperature 40.... dhe pas 1 jave qetesi virusi u rikthye perseri..por sot jane ok me cdo gje...pse panikoseni....mos u panikosni o popull.. RUANI QETESINE>>>ZBATONI RREGULLAT>>>
Ne e kemi qe ne Dhjetor kete situate kur si asnjehere tjeter *gripi sezonal*, rikthehej pas disa ditesh serisht dhe simptomat ishin me te forta por lartgjatesise dhe pjestareve te tjere te organizates Rilindja nuk i intereson sepse mendojne se mund ta kalojne per vete
Ndaloni urgjentisht transportin ajror por edhe ate detar me italine e veriut. Neglizhenca ne kete drejtim, per te kenaqur xhepat e kompanive ajrore dhe te bizneseve , mund te kthehet ne nje kosto te pariparueshme per popullsine dhe per ekonomine shqiptare ne muajt ne vazhdim, sidomos ate te Turizmit..
Përgjigju