TIRANE-Nesër në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore fizikisht dhe jo online si deri tani. Palët ranë dakord në mbledhjen e djeshme që takimi i radhës i përfaqësueseve politikë dhe grupit të ekspertëve të zhvillohet nesër.
Por cfarë qëndrimi do të mbajë opozita nesër? Kjo gjë pritet të mësohet pas takimit që sot po zhvillon Lulzim Basha me aleatët. Deri tani palët kanë rënë dakord për mbylljen e reformës brenda majit.
Opozita dhe Rudina Hajdari kërkon dje që takimet të bëheshin përballë fizikisht dhe jo më online dhe shumica ka pranuar.
Komente

