Kryeministri Rama dhe Ilir Meta zhvilluan për rreth 60 minuta takimin e përjavshëm në Kryesinë e Kuvendit.
 
Kreu i qeverisë ka hyrë jo nga dera e zakonshme, por nga ajo që futen personalitetet për shkak të protestës që ishte duke u zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit nga importuesit e mbetjeve, që kërkojnë miratimin e ligjit.
 
Në qendër të takimit mes kreut të ekzekutivit dhe legjislativit kanë qenë reformat brenda koalicionit, ligji i Vettingut, negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europain, diskutimi i buxhetit nesër në parim në Kuvend, por edhe projektligjet që pritet të kalojnë nesër në seancë plenare.
 
Pjesën më të madhe të diskutimeve nesër në parlament pritet që ta zerë diskutimi në parim për projektbuxhetin 2017, ku opozita e kundërshton fuqishëm.
 
Ndërsa përsa i përket dekretit të mbetjeve, që u kthye nga Presidenti, edhe në seancën e nesërme nuk parashikohet që të futet për votim, pasi akoma nuk ka kaluar në komisione, ndërsa Shoqëria Civile dhe PD e kundërshtojnë.


dy.b/shqiptarja.com