Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se kjo javë është vedimtare në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional dhe se askush nuk do ta pengojë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nesër do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (lexo këtu).
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
"KJO JAVË ËSHTË VENDIMTARE, Në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional, tërësisht në dobinë e qytetarëve shqiptarë. Kush mendon se mund ta pengojë, e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqipëria europiane me drejtësi të pavarur