/ATSH/Dy nga filmat më të shumëpritur do të kenë premierën absolute në edicionin e 65 të Berlinales. "50 Shades of Grey" dhe "Cinderella", do të shfaqen për herë të parë në Berlin edhe pse asnjëri prej tyre nuk garon për "Ariun e Artë", aty ku garon edhe "Burrneshat", filmi me bashkëprodhim kosovar.
Nga 23 filma që do të shfaqen gjithsej në festival, i cili mbahet nga 5 deri më 15 shkurt, 19 do të garojnë për "Ariun e Artë".
Darren Aronofsky do të kryesoj jurinë e Festivalit. "Në Berlinale, filmi është gjithmonë emocionues dhe interesant," tha Aronofsky. "Mezi po pres të shoh punët e fundit nga të mëdhenjtë, në një nga qytetet më të mëdha të planetit."
Drejtori Dieter Kosslick ka thënë se programi i festivalit do të jetë si gjithnjë i mbështetur në debatin shoqëror e politik.
Në këtë program përfshihet filmi "Burrneshat" i regjisores Laura Bispuri, një bashkëpunim midis Italisë, Gjermanisë, Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë, mes filmave tjerë me tematika abuzimi, anoreksie dhe torture.
Këtë vijë të veçantë temash e shkëput "50 Shades of Grey", një film me bazë erotike dhe "Cinderella", ku luan aktorja e njohur Cate Blanchett.
/Shqiptarja.com