Sot nis muaji i Ramazanit, uron politika, nga Rama te Basha: Kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore 

Sot nis muaji i Ramazanit, uron politika, nga Rama te Basha: Kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore 

Politika ka uruar besimtarët myslimanë që nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.

Presidenti Bajram Begaj uron që durimi durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

Kryeministri Edi Rama thotë në urimin e tij se sonte nis një kohë reflektimi, një ngjarje vjetore që ushqen shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit pa dallim.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime. Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve Ramazan të paqtë e bujar", shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Muaji i Ramazanit, Basha: Shërbeftë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë

1710099168_basha.jpg

Një urim për besimtarët një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit e ka përcjellë edhe kreu i PDLulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Basha uron që për Shqipërinë dhe shqiptarët të sjellë më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm.

“Të dashur vëllezër e motra të besimit islam që nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar! Ju uroj të gjithëve më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm. Shërbeftë ky muaj i shenjtë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e faljeve ndaj Zotit, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzime për çdo familje shqiptare. Uroj që sakrifica hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!”, tha Basha.

Ora 17:14
Begaj uron nisjen e Ramazanit: Uroj ta bëj shoqërinë shqiptare më të devotshme

1710087600_begajurim.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka ururar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit, përmes një postimi në Facebook.

Begaj shkruan për një agjërim të lehtë e të pranuar nga të gjithë.

Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.

Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!, shkruan Begaj në Facebook.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit