Sot nis zyrtarisht fushata! PS dhe PD e nisin nga Tirana me 1 orë diferencë! Partitë politike prezantojnë spotet elektorale

Sot nis zyrtarisht fushata! PS dhe PD e nisin nga Tirana me 1 orë diferencë! Partitë politike prezantojnë spotet elektorale

Militantet e PD te sheshi Nënë Tereza

TIRANË- 1 muaj para zgjedhjeve, sot më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin "Skëndërbej", në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet. 

Edhe PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” në orën 17:00, pra me një orë diferencë. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka "pushtuar" vendin prej më se 1 viti.

Ndërkohë KQZ u bën apel partive për vetëpëmbajtje dhe të mos përdorin burimet publike. 

Militantet e PD te sheshi Nënë Tereza

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Sot nis fushata, PD dhe PS bëjnë përgatitet e fundit te sheshet kryesore (VIDEO)

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, dy forcat politike më të mëdha në vend, PS dhe PD kanë nisur përgatitjet. Në dy sheshet kryesore, te "Nënë Tereza" dhe sheshi "Skënderbe" po bëhen punimet e fundit të podiumit, fonisë. Megjithatë, në ndryshim nga vitet e kaluara të pranishëm do të jenë vetëm kandidatët për deputet dhe jo simpatizantë të partive politike. Kjo për shkak të pandemisë së COVID-19.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 25/03/2021 16:58

    motrat ropt ku ti keni,Ps,Pd dhe Lsi

    Përgjigju
  • Nfjffkgk: 25/03/2021 00:11

    Sa mire qe nuk lejohen grumbullime mbi 10 veta e tubime politike. Do i gjobise e shperndaje neser policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur